/ATSH/. - E ardhmja e Pep Guardioles te Bayern Munichu ende është e paqartë. Tekniku spanjoll ka kontratë me kampionin e Gjermanisë deri në vitin 2016, por deri më tani nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.
Megjithë këtë, presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, nuk sheh ndonjë arsyeje që Guardiola të largohet nga Allianz Arena për një klub si Manchester City.
"Unë nuk bëhem merak për thashethemet. Kjo është vetëm dëshmi e cilësisë së Guardiolas. Por, unë nuk mund ta imagjinoj se Guardiola do ta lere Bayernin për një klub si Manchester City. Unë jam i sigurt se ai do të jetë menaxher i ekipit të Bayern të paktën deri më 30 qershor 2016", tha ai për gazeten Bild.
"Ne jemi shumë krenarë që ky trajner është njeriu ynë. Ai është më i mirë dhe më i kërkuar në botë. Qëllimi ynë është që ai të vazhdojmë kontratën dhe ne kemi mundësi të mira që të vazhdojmë me Pep edhe pas vitit 2016", përfundoi Rummenigge.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA