Rusia kërkon nga Agjencia Evropiane e Barnave miratimin e vaksinës Sputnik V

Rusia kërkon nga Agjencia Evropiane e Barnave miratimin e vaksinës Sputnik V

Foto ilustruese

Rusia ka paraqitur ditën e sotme në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) një kërkesë për regjistrimin e vaksinës së koronavirusit Sputnik V.

Fondi Rus për Investime Direkte ka kërkuar lejen për shpërndarjen e vaksinës edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Vendimi i Agjencisë Evropiane të Barnave për t'i dhënë regjistrim Sputnik V do të merret pas një serie vlerësimesh ekspertësh.

Kujtojmë se vaksina tashmë është e aprovuar nga shumë vende të tjera të Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe në  Evropë nga Bjellorusia dhe Serbia.

Deri më tani EMA ka dhënë lejen për përdorimin në BE të vaksinave Pfizer dhe Moderna, ndërkohë që ka marrë një aplikim edhe për AstraZeneca

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 20/01/2021 14:12

    Kur ta shhe majen e veshit pa pasqyre Putini atehere do te miratohet vaksina Spurdhjak V.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar