Rutina Meta-Basha, dhe 'uragani' Rama

Rutina Meta-Basha, dhe 'uragani' Rama

Pavarsisht lëvizjeve të shpeshta, për të krijuar zhvendosje dhe tendosje politike, duket se axhenda e dyshes Meta-Basha, nuk del nga rutina e zakonshme. Duket se as takimet në sallën e madhe (ku priten zakonisht kryeministrat dhe presidentët) të Presidencës, dhe as “vizitat” në banesën e kreut të shtetit, nuk mund të zgjatojnë dhe imponojnë tek shumica qeverisëse synimet e Metës dhe Bashës, për të mbajtur nën presion Kuvendin, apo ndoshta edhe për të hedhur poshtë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ajo do të miratohet nga ligjvënësit, pasi ky është vullneti i shumicës qeverisës dhe faktorit ndërkombëtar. Por ajo që bie në sy, mbetet r utina, plogështia, dhe mosbesimi në forcat e tyre politike, të dyshes Meta-Basha, përballë uraganit Rama. Kryeministri ka qenë dhe mbetet i njëjtë në qëndrimet dhe parimet e veta, duke i qëndruar konseguent deklaratave të tij, mbi marrëveshjen e 5 Qershorit, apo dhe listave të hapura.

Brënda 4-5 ditëve, Meta dhe Basha janë takuar dy herë mes tyre, njëherë në “sallën ovale” në Presidencë, dhe takimi i fundit, nga ku kreu i shtetit ka postuar edhe foto, ka qenë në banesën e tij. Ata po “rrahin mendime” dhe po shtrydhin mëndjen e tyre të lodhur, për të gjetur një mundësi dhe rrugëdalje, për ti bërë ballë Edi Ramës, duke synuar të “trazojnë më shumë situatën e ndezur”.

Ftesa e kryeministrit dhe dakortësia e tij për të qenë vetë i pranishëm në mbledhjen e të hënës në Këshillin Politik, ndoshta ishte e papritur për Lulzim Bashën, aq më tepër për Ilir Metën. Askush nga ata nuk e priste, që i paparashikueshmi Rama, të propozonte i pari, që në takimin e ardhshëm të Këshillit Politik, ku do të diskutohet mbi listat e hapura dhe koalicionet, të ishte edhe vetë prezent. Por ndërkohë që Edi Rama, vendos të jetë i pranishëm përballë treshes së ish-opozitës në Këshillin Politik, duke mos patur kompleksime dhe duke patur kurajon qytetare të një politikani të përgjegjshëm, në kampin tjetër, dy konkuruesit e heshtur për “kreun e opozitës”, takohen në banesën e Metës, për të kullandrisur mysybetet e vjetra.

Lulzim Basha dhe Ilir Meta, e kanë të pamundur të përballen me Edi Ramën, e kanë të pamundur të garojnë në fushata elektorale me Edi Ramën, e kanë të pamundur të bindin me argumenta kundërshtimet e tyre, pasi hileja tani ka marrë “erë” të keqe. Ata nuk mund të mohojnë dhe prishin marrëveshjen e 5

Qershorit, ata nuk mund të dalin mbi Parlamentin, mbi faktorin ndërkombëtar, ata nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e vendit, pasi ata nuk mund të përballen me uraganin Rama. Dërgimi i Gazit në mbledhjen e të hënës të Këshillit Politik përballë Edi Ramës, nuk është mungesë serioziteti më shumë se, një trembje e pakushtëzuar e Lulzimit, i cili “shpëtimin” e tij politik, nuk dihet pse po e shikon tek Meta, dhe jo tek potencialet dhe kredencialet e veta politike, pavarsisht të zgërlaqura në maksimum./ Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 20/07/2020 11:49

    Fytyrat me te urryera per cdo qytetar te ndershem jane padiskutim Meta-Berisha-Luli-Mona.

    Përgjigju
  • GENT SUPERBAJGA: 20/07/2020 10:39

    PO PSE SI TË SHKRUAJ O GENT SUPERBAJGA TË SHKRUAJ PËR LYLIN TAT QË SDI TABELËN E SHUMZIMIT E ËSHTË KRIMINEL E HAJDUT APO TĒ SHKRUSJ PËR PISIN ILIR KAK META ME BUÇEN E TIJ. PO TI NUK JE BYTH LËPIRSI I PARTIS ANTISHQIPTARE PD KAKËS. MË MIR EDI SE SA KTA KRIMINEL SE EDI SKA VRA NJERI O GENT SUPERTOÇI

    Përgjigju
  • genti: 19/07/2020 18:12

    si ste vejn zor qe shkruan keshtu artikujsh ne 2020? a je njeri a ca je? edhe bythe lepirja ka kufi! apo te kane bere lavazh truri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë