Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. Ka qenë një kërkesë e banores për të lënë shtëpinë.
Kjo sepse siç njofton produksioni, gjendja e saj psikiologjike ka qenë e rënduar.
Lajmi komunikua edhe banorëve me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi.
“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese”, lexoi Amosi.
Komento
Zhaklina ishte nje lojtare e forte,prandaj dhe Olta si e preferuara e “vllait te madh”,per te fitu kete edicion ,e sulmonte duke intrigu neper shpi per te intimiduar banoret e tjere.Jam i bindur se duke qene inteligjente ka kuptuar pislliqet qe gatuhen aty brenda,dmth se nuk do te mund te ishte nje lojtare e forte pa mebeshtetjen e vllait te madh. Ajo beri mire qe doli,sepse te jetosh ne ate banalitet eshte e tmerrshme dhe njerzit me minimumin e vlerave ,qe kupton boten ku jetojme nuk duhet te pranoje te jete nje kavie,aq me teper ne Shqiperi.
Përgjigju