'Sa të jetë ai nuk vij'/ Panuci i pergjigjet Lenjanit: Nuk respektove Shqipërinë, jo mua!

Trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci në prag të takimit me Turqinë ka përsëritur se kuqezinjtë mund të dalim me tre pikë nga kjo ndeshje në rast se japin maksimumin. Italiani pranon se kohët e fundit ka patur një krizë në sulm, por sipas tij ky moment ka kaluar.

“Ka ardhur Sadiku por edhe pse nuk është në gjendje të mire mund të luajë. Kemi edhe lojtarë të tjerë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 për të fituar ndeshjen. Përveç Sadikut kemi Balajn, Uzunin, Grezdën dhe Abazajn, lojtarë që gjithashtu dinë të shënojnë.”

Më tej trajneri italian ka komentuar deklaratën e Ermir Lenjanit që nuk vjen në Kombëtare derisa Panucci të jetë në drejtim të saj.

“Në 9 grumbullimet e fundit Lenjani ka marrë ftesë në 6 prej tyre. Këtë radhë ftesa mungoi pasi nuk ka luajtur. Lenjani në këtë rast nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të pranoj kërkesën e tij.”

Ndërkohë kapiteni Elseid Hysaj, I cili do të mbajë shiritin si pasojë e mungesës së Mavrajt, është treguar i rreptë me Strakoshën.

“Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt”

Ndër të tjera Hysaj deklaroi se nuk i trembet sulmit të Turqisë, pasi ashtu si shokët e tjerë të repartit të mbrojtjes luan në “Seria A” ku i ka përballuar më së miri lojtarët e mëdhenj.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët