Gjergj Luca me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një feste në “Fish City” në Labinot të Elbasanit.
Nën ritmet e muzikës dhe duke kërcyer, Luca ka dhënë një sugjerim mjaft interesant.
Me nota ironie, ai kujton faktin se drejtuesi politik i Elbasanit ndodhet pak hekurave, kësisoj kërkon të jetë i pari në listë për ta zëvendësuar.
‘Kërcen Gazi, kërcen Agroni, kërcen Jorida por kërcen më mirë Gjergj Luca. Meqënëse Ervin Salianji është në burg dhe i Elbasani ka mbet bosh, dua emrin në listë i pari se jam treguar burrë e të kam qëndruar përballë jo si këta lëpirësat me korespodencë që kur kërcejnë nuk dinë ta dredhin belin por mbeten amator o doktor...
Gëzuar vitin e ri doktori i ndjenjave politike-demokratike!’, thotë Luca.