Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi, shkak masat e sigurisë! Kryeqyteti do të 'blindohet', instalohen ekipe nga Brukseli

TIRANË- Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën, ditën kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kjo do të thotë që ditën e martë, me datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim.Gazetari i Report Tv Ermal Qori raporton se ky vendim vjen për shkak të masave të sigurisë që janë marrë për ditën kur do të zhvillohet samiti, pasi në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët europianë.

Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit. Niveli i masave të sigurisë duket se do të jenë ‘të hekurta’, gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.

Disa nga akset kryesore në vend do të bllokohen, përfshirë unazën për kalimin e makinave. Do të ketë edhe 16 nivele sigurie, që do të thotë kontrolle të ndryshme nga forcat e sigurisë. Ndërkohë që prej disa ditësh ekipet e Brukselit ndodhen në Tiranë për të koordinuar punën me ekipet shqiptare sa i përket sigurisë. Ekipet e Brukselit po zhvillojnë trajnim me gardën dhe Policinë e Shtetit.

Këto masa të shtuara vijnë në një kohë kur Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar protestë para kryeministrisë pikërisht më 6 dhjetor. Ndonëse Sali Berisha këmbëngul se do të mbajë protestën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, duket se është e pamundur ta zhvillojë atë për shkak të masave të larta të sigurisë. E gjithë zona përreth Kryeministrisë do të jetë e blinduar dhe me masa të larta të sigurie.

Pavarësisht se samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 dhjetor, një pjesë e delegacioneve të huaja pritet të mbërrijnë që në datën 5.Gjithçka pritet të nisi rreth orës 10 të mëngjesit, ndërsa pritja e liderëve do të bëhet tek sheshi Italia dhe do të drejtohen drejt hotelit Mariotit tek stadiumi ‘Air Albania’. aty ku do të zhvillohet edhe mbledhja e samitit.

Mbledhja do të ketë një ndërprerje rreth orës 13:00 për të vijuar me hapësirën e drekës, ndërsa rreth orës 15:00 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, presidentes të Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel. Samiti do të pasqyrohet nga media të rëndësishme nërkombëtare, ndërsa deri më tani rreth d 300 gazetarë janë akredituar nga e gjitha Europa për të qenë të pranishëm në samit. 

Në kryeministri do të zhvillohen të gjitha takimet bilaterale përpara datës 6, ndërsa deri më tani kryeministri Grek ka konfirmuar qëndrimin në Shqipëri edhe një ditë pas samitit të 6 dhjetorit. Nga liderët e Ballkanit nuk do të ketë mungesa, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, Serbia nga presidenti Aleksandër Vuçiç, Maqedonia nga kryeministri Dimiatr Kovaçevski, Mali i zi nga presidenti, Milo Gjukanoviç dhe Kroacia nga kryeministri Plenkoviç.

Ndonëse, Policia e Shtetit i ka refuzuar kërkesën e Rithemelimit për të zhvilluar protestën më 6 dhjetor në Bulevard me argumentin se cenohet siguria kombëtare, Berisha ka shpërfillur duke theksuar se do të mblidhen para Kryeministrisë dhe do të derdhen në sheshe, ndërsa qëndrimit të tij iu bashkua dje edhe Ilir Meta.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/12/2022 02:55

    Nuk mendoj qe eshte ide shume e mire.Per shkollat eshte O.K,por kjo //dite pushimi//mund te shtoje njekohesisht dhe numrin e protestuesve te Berishes e Metes.Gjithe ata njerez do t'a kene diten ne dispozicion per proteste.

    Përgjigju
  • Begu: 30/11/2022 14:38

    Te shihn evropjanet cfare po vuan Shqiperi nga nje plak te hallakatur,po te kishte Rrumpalla me shume se plakun Meje???!!!

    Përgjigju
    • Miri: 30/11/2022 18:27

      Mire eshte te shohe Europa, cfare po heq ky popull, mga nje KM i semure

  • Albi: 30/11/2022 14:06

    Ndalon jeta publike per nje konference. Hajde siguri hajde. Edhe kur qe puna per rrezik terrorist ne ndeshjen me Izraelin nuk bene pushim. Cfare paaftesie dhe injorance.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 30/11/2022 17:42

      Kjo tregon qe shteti funksionon or debila ,ne nje kohe kur influenca ruse eshte e madhe dhe e perkrahin saliu dhe iliri me la lumsha BE qe sjell prrforcime ,kjo tregon qe Edi ka mbeshtetjen e BE.plasni nga inati ,pellisni si gometet po te doni ,asgje ska per tu ecur

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë