Samiti i BE/ Ambasadori Bucci në Report Tv: U zgjodh Tirana si shenjë mirënjohje për rolin që ka në rajon! Opozita të tregohet e matur në protestë

TIRANË- Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci është shprehur se samiti do të zhvillohet në nesër në Tiranë është mjaft me vlerë, pasi do të përcjellë sinjale të rëndësishme, për t’i treguar Ballkanit Perëndimor, që e ka vendin në Bashkimin Europian. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Bucci e cilësoi si një ngjarje historike, pasi për herë të parë liderët Euopian do të mblidhen në një vend të Ballkanit Perëndimor, pikërisht në Tiranë.

“Ngjarje historike se ndodh për herë të parë, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Europës. Besoj se Europa ka dashur të shmangë periudhën e COVID, ku u pa një pasiguri i Europës kundrejt Ballkanit perëndimor, prandaj është një sinjal i rëndësishme, se Ballkani Perëndimor i përket Europës. Ballkani Perëndimor e ka vendin në Europë, është i rëndësishëm se për herë të parë i kemi në Tiranë liderët, do hapë rrugën drejt integrimit”, u shpreh Bucci, në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj.

Përzgjedhja e Tiranës, nuk ishte rastësore. Ambasadori tha se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për rolin që Shqipëria ka luajtur në rajon, por edhe për t’i treguar se përparimi që ka pasur në rrugën drejt integrimit është i vlefshëm.

“Duan që t’i njohin Shqipërisë rolin që ka luajtur në rajon, është një mirënjohje që ndjek vendimin për çeljen e negociatave, si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, dhe njohje të përparimeve që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve”, tha ai.

Një koment e ka pasur edhe për protestën e Sali Berishës në Bulevard. Fakti që në të njëjtën ditë po zhvillohet samiti dhe protesta, për diplomatin italian është tregues se Shqipëria është një vend Europian. Ai pati një mesazh për opozitën, duke thënë se nesër duhet të zhvillojë një protestë paqësore dhe se duhet të tregohet e matur.

 “Të protestosh është kripa e demokracisë dhe nëse opozita e mendon që duhet ta realizojë ka gjithë të drejtën për ta bërë dhe nëse dëshiron të zbres në shesh besoj se ka të drejtën ta bëj, por është e rëndësishme që kjo protestë të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe qytetare. Nesër ditë e rëndësishme për Shqipërinë, është festë për të gjithë dhe opozita ka të drejtë të protestojë dhe të jetë e pjekur, të protestojë dhe të përfitoj që vëmendja e botës do jetë këtu. Liderët Europian janë të mësuar me protesta, s’do i bëj përshtypje”, shtoi Bucci.

Politika e brendshme, zgjedhjet e 14 majit, padyshim janë në fokus edhe të ambasadorit i cili tha se po i ndjek me vëmendje këto zhvillime. Në fjalët e tij, diplomati vuri theksin se në zgjedhjet vendore, partitë politike duhet t’i drejtohen qytetarëve me programe politike, e jo me akuza për kundërshtarët. Në fund, vuri theksin te marrëdhëniet e mira që kanë midis 2 vendeve e që do të vijojnë të tilla edhe në vijim.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
14 maji/ Bucci në Report Tv: Partitë të ofrojnë programe politike, jo akuza për kundërshtarët

 

Ambasadori Fabrizio Bucci tha se po ndjek më vëmendje se si po shkojnë përgatitjet e partive politike për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se fushata duhet të përqendrohet në programe politike dhe jo akuza për kundërshtarët politik.

“Po ndjek mënyrën se si partitë po përgatiten për të marrë pjesë, do jetë një ngjarje e rëndësishme politike për të zgjedhur krerët e 61 bashkive dhe do jetë moment i rëndësishëm i pjekurisë politike dhe shpresoj që në muajt të nisim të përqendrohet punë në çështje që janë në interes të qytetarëve, të puna, tek thelbi, të flitet për programe konkrete në bazë. Unë takoj njerëz të zakonshëm, politik apo ekspert dhe shqetësimet e të gjithëve janë spitale më të mira, vende pune, dhe që t’i ofrojë një të ardhme të rinjve. Të rinjtë duan të larohen dhe të kesh në zemër e në mendje të ardhmen e tyre, duhet të punosh, transporti, një drejtësi të barabartë. Fushata të zhvillohet në bazë të programeve jo akuza të ndërsjelljta. E dimë që politika shoqërohet në momente pikante, por thelbi është i rëndësishëm”, tha Bucci.

Ora 17:35
Integrimi në BE/ Bucci në Report Tv: Duhet përpjekje kolektive, jo vetëm nga qeveria, por edhe opozita dhe qytetarët

 

Për ambasadorin  italian, Fabrizio Bucci për procesin e integrimit në BE-së duhet të bëhet një përpjekje kolektive. Ky kolektivitet sipas tij, përfshin jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën si edhe vetë qytetarët.

“Procesi i anëtarësimi do jetë i gjatë që do kërkojë disa vite, por duhet të jetë një përpjekje kolektive. Në kuptimin që i përket të gjithëve, qeveria që duhet të bëjë për të fuqizuar strukturat administrative, dhe pastaj dihet të jetë i rëndësishëm dhe roli i opozitës nga pikëpamja e opozitë, është edhe detyrë e opozitës, idetë që propozohet, edhe duhet të ndihet e tillë dhe nga ana e njerëzve, duhet të dinë se çdo të thotë të jesh në BE, është një proces që i përket të gjithëve dhe të gjithë duhet të japin kontribut”, tha Bucci.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mashtrusi: 06/12/2022 10:09

    mirenjohje do te ishte futja e Shqiperise ne BE dhe liberalizimi i stervonuar i vizave per Kosoven...te tjerat pralla leshi

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/12/2022 22:58

    Tirana u zgjodhë që ta varros politiken serbomadhe Putinin-Vucic dhe Edvin shkjau shqipfolës…kjo ështé arsye e vetme dhe që neser të promovohet Qështja e Berlinit…!

    Përgjigju
    • Njoni: 06/12/2022 02:52

      O Arberor,Kina me ç’fare te permban pragu

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore