Samiti për klimën në Baku/ 'The Guardian' komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?

Kryeministri Edi Rama doli jashtë skenarit në Samitin e liderëve botërorë të veprimit për klimën, mbajtur në Baku të Azerbajxhani. Shefi i qeverisë la pas fjalimin e përgatitur, pasi pa deklaratat pa zë të liderëve të tjerë, shfaqur në ekranet e televizorëve mbi kolltukët e rehatshëm në sallën e pritjes së udhëheqësve në Cop29.

Sipas “The Guardian”, Rama ka dalë jashtë skenarit, duke thënë se la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë”, pasi pa liderët e tjerë bënin deklaratat e tyre në ekranet e heshtura mbi kolltuqe të rehatshëm në një dhomë ngjitur në ambientet e Cop29 në Baku.

“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografojnë së bashku, ndërsa imazhet e liderëve pa zë luhen vazhdimisht në sfond. Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona, plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike, nuk ndryshojnë asgjë”, u shpreh ai.

Rama vuri në dukje deklaratën e djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke theksuar se emetimet e karbonit u rritën midis mbledhjes së fundit të Cop dhe asaj që u mbajt këto dy ditë.

“Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?”, pyeti Rama. “Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota?”.

Shqipëria ka  prodhim 100 % me energji të ripërtëritshme, por si një vend i vogël në mes të Evropës, kryeministri Rama, shmangu të bërit leksion liderëve të rëndësishëm që sipas tij nuk i kanë lënë zakonet e vjetra si ndotësit më të mëdhenj.

Shqipëria ka  prodhim 100 % me energji të ripërtëritshme, por si një vend i vogël në mes të Evropës, kryeministri Rama, shmangu të bërit leksion liderëve të rëndësishëm që sipas tij nuk i kanë lënë zakonet e vjetra si ndotësit më të mëdhenj

Rama vuri në dukje deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, mbi nivelin në rritje të ndotjes.

Emetimet e karbonit faktikisht janë rritur gjatë këtij viti nga COP-i i vitit të kaluar deri tek ky aktual në vend që të ulen dhe objektivat ambicioze po shtyhen edhe një herë në një botë që gjithmonë e më shumë është e çoroditur e thellësisht e ndarë.

 Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë nga 200 shtete të botës u mblodhën në Baku por disa aktorë të mëdhenj, si presidenti amerikan Joe Biden, Emanuel Macron i Francës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen e kancelari gjerman Olaf Scholz, e bojkotuan këtë ngjarje vjetore, ndërsa pritet të mos shkojnë as presidentët Vladimir Putin, Xi Jinping dhe kryeministri i Indisë.

Gjatë samitit për klimën, qeveria shqiptare firmosi marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët publike me Masdar, gjigandin energjetik të Emirateve të Bashkuara, një projekt strategjik që do të shfrytëzojë burimet e energjisë së rinovueshme që ka vendi ynë.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurizo: 13/11/2024 11:33

    Klea .. edhe kimiste po të ishe komenti le shume per të desheruar … të keshelloj të mos harosh të pish ilaçet

    Përgjigju
  • Klea: 13/11/2024 10:07

    Ky qe ka helmuar ajrin e tiranes dhe ka sjelle mbetjet toksiske

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë