Saranda, “perla” e bregdetit jugo

Një prej qyteteve që me të drejtë quhen si “perla” turistike të vendit tonë është edhe Saranda.

Qyteti i Sarandës, “perla” e pozicionuar ne jug të vendit, gëzon një pozitë mjaft të favorshme duke u ndodhur përballë ishullit grek të Korfuzit.

saranda

Saranda njihet edhe si “porta detare jugore e Shqipërisë”. Ajo dhe zona përreth saj përbëjnë një prej burimeve më të rëndësishme turistike të Shqipërisë.

Emri i sotëm i Sarandës rrjedh nga prezenca e një manastiri të hershëm dhe të rëndësishëm kristian i “40 Shenjtorëve”. Rrënojat e këtij objekti ndodhen në Qafën e Gjashtës, në hyrje të qytetit.

Saranda shtrihet përgjatë bregdetit të Jonit dhe ofron një shëtitore të këndshme me palma, si dhe plazhe të vegjël zallorë.

Në qendër të saj gjenden rrënojat e qytetit antik të Onhezmit, i shkatërruar në shek V-të të e.s. nga dyndjet e barbarëve. Së fundmi, në vitin 2002 është zbuluar dhe një sinagogë.

saranda

Vetëm 2 km në jug të Sarandës, në një kodër dominante, ndodhet kalaja e Lëkursit. Fortifikimi u ndërtua nga Sulltan Sulejmani gjatë fushatës për pushtimin e Korfuzit.

Tashmë, në kala ndodhet një restorant, i cili krahas kuzhinës së pasur, ofron edhe një pamje të mrekullueshme të blusë së thellë joniane. Në vazhdim të udhëtimit drejt jugut, bredgeti bëhet i larmishëm dhe ofron katër ishuj të vegjël të mbuluar me gjelbërim të përhershëm (zona e Ksamilit), faunë e florë të mrekullueshme detare.

Në anën tjetër ndodhet liqeni i Butrintit me ujë të kripur, pasi është lagunë bregdetare me origjinë tektonike, që lidhet me detin nëpërmjet kanalit të Vivarit 3,6 km i gjatë. Në këtë lagunë folëzon një numër i konsiderueshëm shpendësh detarë.


saranda
 
Redaksia Online
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet