Kujtuan se zunë një peshk të madh, por kur panë çfarë kishte në rrjetë u tmerruan. Në rrjetat e peshkatarëve në Sarandë bie një bombë rreth 300 kg, e Luftës së Parë Botërore.

Peshkatarët e Sarandës kishin dal për gjueti ditën e djeshme dhe janë kthyer me një gjah të çuditshëm.

Duke qenë se pesha që ishte në rrjetat e tyre ishte shumë e madhe, ata fillimisht u gëzuan.

Por kur gjahu doli në sipërfaqe ata u tmerruan.

Në rrjetat e tyre kishte rënë një bombë e vërtetë.

Predha që peshon rreth 300 kg mendohet të jetë e Luftës së Parë Botërore dhe është ende e pashpërthyer.

Për ç’aktivizimin e saj janë thirrur specialitët, të cilët pritet të vijnë nga Tirana ditën e sotme.

(d.b/Shqiptarja.com)