Kandidati i pavarur për Kryebashkiak në Tiranë, Sazan Guri, denoncoi ndotjen e kryeqytetit nga mungesa e kapakëve të kazanëve të mbeturinave dhe mospërpunimin e mbetjeve urbane nga landfilli i Sharrës.

“Jemi në një nga rrugët e shumta të Tiranës ku gëlojnë kazanë me plehra. Jo vetëm këto në kohë të fushatës, as 4 vjet por 25 vjet. Tirana apo gjithë shqipëria ka pasur kazan pa kapak. Ky gaz shkon direkt në mushkritë e qytetarëve, jo të Sharrës edhe Kombinatit por të gjithë Tiranësve. Shkon në mushkritë e këtyre qytetarëve që na shohin nga mbrapa kamerave, prandaj ne do dimë të menaxhojmë mbetjet urbane që nuk do të jen mbetje të kthyera në mbetje të rrezikshme, do dimë të menaxhojmë mbetjet e spitalit që sot përzihen keq me ato urbane”, u shpreh Guri.
 
Guri deklaroi se veç këtyre plehrave  ekziston edhe një tjetër lloj ndotjeje, ajo vizive e shkaktuar nga banerat elektoralë.
 
“Në një vend të palejuar për ndërtim rrethohet me 4 tabela nga 100 metër katror. Në çdo stacion gjen 2 Halim e 2 Erion”,  denoncoi Guri.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)