TIRANË - Kandidati i Partisë Aleanca Ekologjike Europian për Bashkinë e Tiranës Sazan Guri është kthyer brenda pak ditësh në zonën e spitalit ushtarak ku antenat e kompanive celulare shfaqën si problem për banorët e zonës pranë Spitalit Ushtarak.
 
Kësaj radhe me një angazhim konkret duke mbledhur 150 firma, Sazan Guri u zotua për të ndjekur në rrugë gjyqësore këtë çështje, pasi këto antena përbëjnë një rrezik real për qytetarët.
 
“Mblidhemi për të marrë detyrë dhe jo për t'u premtuar qytetarëve të kësaj lagje që ato 4 antena gjigante të telefonave të kompanive celulare nuk duhet kurrsesi të bashkëjetojnë me jetën e fëmijëve apo banorëve të kësaj zone prandaj ne do t'i drejtohemi gjykatës, rrugëve më juridike që ka ky vend ku në mënyrë fillimisht paqësore po deri në mosbindje civile, ato antena nuk e kanë vendin. Me 150 firma të banorëve i jam drejtuar zyrës së që ne përfaqësojmë bashkë ta ndjekim këtë çështje në mbrojtje të jetës së fëmijëve në rrugët më të ligjshme që ka ky vend.”- tha Sazan Guri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)