S’bëjnë përshtypje Berisha e Këlliçi, por gazetarë pro tyre të financuar dhe nga USAID apo fonde BE

S’bëjnë përshtypje Berisha e Këlliçi, por gazetarë pro tyre të financuar dhe nga USAID apo fonde BE

Ndërsa Sali Berisha publikonte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut foton e kitarristit të grupit “Eagles”, duke e shitur si Erion Veliajn e maskuar me parruke në Iran, veç një gazetari që e vuri menjëherë në dyshim, një apo dy të tjera (të mirëpaguara me fonde të BE në tregun mediatik shqiptar dhe nga media që kanë bërë dhe punë të lavdëruar) vrapuan të vulosnin: Po është Erion Veliaj me parruke!

Ndërsa Belind Këlliçi vazhdon të mbulojë një hile të tij për mosdiplomimin në shkollën e mesme sipas ligjeve shqiptare dhe çdo ligji arsimor në botën e qytetëruar, një portal i mirëpaguar me fonde të USAID, nxitoi ta mbulonte dhe të akuzonte të tjerë gazetarë që ja nxorrën këtë hile në dritë të diellit. Me gjithë faktet e publikuara, do të mjaftonte të pyetej vetëm një nxënës i thjeshtë, i paprivilegjuar dhe pa familje Vip në Harry Fultz: A e ke pasur ti këtë privilegj? Të shkoje në shkollë të lartë pa e mbaruar të mesmen?

Dyshimi, pikësëpari, është motorri më i fortë që e detyron një gazetar gati instiktivisht të bëjë verifikimet e tij pas çdo lajmi. Edhe për diplomën e Belind Këlliçit, kur mëson se Nuk e ka, nis verifikimet totale, për të qënë të sigurtë se nuk i bihet në qafë askujt për një gjë që e ka bërë apo nuk e ka bërë. Kjo është gazetaria jonë, e gazetarëve që nuk e duam më Sali Berishën në drejtim të vendit. Nuk e duam jo se kemi inate personale me të, por sepse kemi verifikuar me qindra herë se ka gënyer, ka manipuluar edhe për gjëra tepër të rënda dhe të dëmshme në kurriz të shqiptarëve dhe të vendit.

Ne gazetarët që nuk e duam më Sali Berishën dhe kë mishëron idealet e tij, bëjmë verifikime edhe ndaj shumë “shpifjeve” që na kalojnë për Berishën dhe të tijët. i filtrojmë, i kontrollojmë dhe nëse ndonjëherë kemi gabuar, pa dashje, kemi kërkuar falje.

Ky është ndryshimi mes nesh dhe asaj “gazetarie” që po bën të pamundurën që të retushojë dhe t’u ofrojë përsëri shqiptarëve berishizmin, të dëmshëm për demokracinë, të vërtetën, gazetarinë dhe Shqipërinë. Dyshimi, durimi dhe verifikimi ndaj një të pavërtete, e bën profesionin e gazetarit gjithnjë e më të domosdoshëm.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 12/05/2023 13:58

    Saleh Berishës që kur ju publiku intervista për mediat iranianë është pritur demaskimi i tij ndaj pro iranianëve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë