‘Se mileti po gatitet, se Luli lebetitet’, Spiropali ironizon Kryemadhin, thumbon Bashën, Metën dhe Berishën

‘Se mileti po gatitet, se Luli lebetitet’, Spiropali ironizon Kryemadhin, thumbon Bashën, Metën dhe Berishën

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes rrjetit të saj social Facebook, ka publikuar një video ku shfaqet duke recituar vargjet e Fan Nolit.

Ajo ka marr shkas nga gafa e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi nga Vlora, ku u shpreh se poezinë “anës lumenjve” e ka shkruan Migjeni.

Gjatë recitimit të poezisë “anës lumenjve”, Spiropali ka thumbuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha, ish-kreut të PD, Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.

“Dhe një zë vëngon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se Luli lebetitet”, reciton Spiropali.

“Se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet Vjosa, derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet Sala edhe Liri”, shtoi ajo.

“Selam nga Fan Noli”, tha në fund Spiropali.

Më herët kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në qytetin e Vlorës, recitoi vargjet e njohura të Fan Nolit të poezisë “Anës lumenjve” duke ia vendosur autorësinë Migjenit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shuriqja: 04/04/2021 13:41

    Mona vetem ty ka me posht se vetja moj shurriqe

    Përgjigju
  • Tekniki: 04/04/2021 10:34

    Rripin motra rripin.

    Përgjigju
  • Zenun Tyta: 04/04/2021 09:00

    O super mbeturin që e ke përshtatur plotësisht emrin tënd në ktë shkrim. E po të pys po zen sy peshkaqenin ku e le që shëtit Botën nëpër hotelet më lluksoze të Botës. Apo maloku zen nuk quhet o super malok supermbeturin.

    Përgjigju
  • lona: 04/04/2021 08:34

    nese Rama mban kshu individesh keq e ka

    Përgjigju
  • Mbeturina: 04/04/2021 05:00

    Pse mos te flasesh ti, ke shume te drejte. Se po te kishte shtet aty, do flisje nga burgu sot, jo nga makina luksoze. Edhe ti vete nuk e kishe menduar nje dite, qe nga nje pale breke te strengura qe kishe veshur, arrite te bredhesh me Mercedes Benz.

    Përgjigju
    • kafsha: 04/04/2021 08:29

      po ku ja arrin mones kjo mo?/ke shume te drejte?mona eshte xheni

  • Besa: 04/04/2021 04:10

    Kjo eshte komplet ne boten e cudirave. Dhe komplet shushke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian