“S’e prisnim këtë rezultat”, zv/trajneri Tiranës pas fitores me Teutën! Martini për Report Tv: Ndeshjen e kthimit synojmë përmbysjen

Tirana mund të konsiderohet finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, pasi bardheblutë kampion në fuqi të Superligës kanë mposhtur 3-0 Teutën në gjysmëfinalen e parë. Golat në ‘Elbasan Arena’ u realizuan nga Hasani, Bruno Lulaj dhe Lushkja.

“Rezultatin nuk e prisnim, por lojën dhe përgjigjjen e ekipit e prisnim. Duke patur parasysh që përballë kishim një kundërshtar i cili në dy ndeshjet e fundit në kampionat na ka vendosur në shumë vështirësi,”-tha Artan Karapici, zv/trajner i Tiranës.

“Rezultati është shumë i keq, 3-0. Është një rezultat i pastër. Megjithatë në vazhdim kemi kampionatin me ndeshje shumë të rëndësishme dhe pastaj do mendojmë për Tiranën. Nuk kemi çfarë humbasim dhe do luajmë gjithçka për gjithçka. Futbolli i tillë është. Sot mund të humbësh këtu 3-0, por mund të fitosh në Durrës,”-deklaroi Edi Martini, trajner i Teutës.

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër në Shkodër mes Vllaznisë dhe Egnatias është mbyllur pa fitues, por me shifrat 1-1. Fillimisht në ‘Loro Boriçi’ realizuan miqtë me Dëamena-n, ndërsa për vendasit barazoi Hoxhaj në minutën e 95.

“Duhet të ndalojmë atë që na e realizon çdo kundërshtar, kundërsulmin. Egnatia ndërkohë është një super ekip dhe do na mbetet ta zgjidhim kualifikimin në ndeshjen e kthimit,”-u shpreh Goce Sedlovski, trajner i Vllaznisë.

“Si ndeshje e parë ne kishim zgjedhur të qëndronim pas për të pritur Shkodrën. U munduam të ndryshojmë skemat brenda lojës që sollën edhe golin e avantazhit në 0-1. Besoj se Egnatia dhe Shkodra megjithatë po shfaqin një futboll shumë të bukur,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë do të luhen me 11 maj.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?