Rama: Si shpëtuan 'Syrin e Tiranës' të korruptuarit e drejtësisë, s'lëvizën për të sekuestruar mijëra metra katrorë pa leje! Kallëzimi u bë nga IKMT që në korrik

Rama: Si shpëtuan 'Syrin e Tiranës' të korruptuarit e drejtësisë, s'lëvizën për të sekuestruar mijëra metra katrorë pa leje! Kallëzimi u bë nga IKMT që në korrik

Kryeministri Edi Rama dhe ndërtesa 'Syri i Tiranës'

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hedhur fajin drejtësisë për mijëra metra katrorë të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës, duke thënë se të korruptuarit e këtij sistemi janë shndërruar në mburojë për pronarët e pallateve. Ndalur në rastin konkret, pallatin ‘Syri i Tiranës’, Rama ka publikuar dokumentin që tregon se IKMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti, por drejtësia nuk ka lëvizur për sekuestrimin e tyre.

Kreu i qeverisë thotë se ky nuk është rasti i vetëm që është denoncuar nga IKMT, apo instancat e tjera si Policia e Shtetit dhe Tatimet e Doganat, por në të gjitha kallëzimet është drejtësia që nuk vepron. Rama shkruan se ‘Syri i Tiranës’ është një ndër ato raste që është mbushur kupa me drejtësinë.

"Le ta lexojnë vetë se si kohë më parë, i është çuar prokurorisë së Tiranës, rasti i atyre 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës, të cilat dje i mori shteti për interes publik. Dhe ky nuk është i vetmi rast, po rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë", shkruan Rama.

Përmes postimit në ‘Facebook’, Rama u përgjigjet akuzave ndaj tij se ky operacion ka nisur për qëllim elektoral, por sipas tij të gjitha instancat e kanë bërë punën e tyre, ndërsa në të shumtën e rasteve problemi cedon tek drejtësia e korruptuar. Kryeministri shkruan se nesër do të diskutojë për më shumë detaje në komunikimin që do të ketë me qytetarët live, në orën 09:00.

"Por natyrisht, turpi s’është i miqve që shajnë e akuzojnë këtu, të cilët në rastin më të mirë janë votues të verbër të palëve të tjera dhe në më të keqin, qytetarë të mërzitur me politikën, që gabimisht më dinë edhe mua si politikanët e pafytyrë, që tjetër thonë, tjetër bëjnë. Turpi është vetëm i urrejtësve profesionistë të politikës dhe medias, që me tërbimin e tyre të pangushëllueshëm, rrisin përditë sasinë e llumit të kanaleve e të portaleve, ku s’ka më vend për të vërtetën, faktet, argumentet. Ata e helmojnë papushim këdo i ndjek gabimisht me respekt dhe këdo që gabimisht i lexon për të marrë vesh të vërtetën.

I kanë bërë vetë ose do t’i bënin vetë po të kishin mundësi, të tëra zullumet e poshtërsitë për të cilat më akuzojnë mua! Prandaj edhe as e konceptojnë dot, që dikush mund ta udhëheqë këtë vend pa futur duart në xhepat e të tjerëve apo në arkën e shtetit; jo më të kenë pastaj edukatën elementare demokratike, që të mos ta akuzojnë tjetrin pa prova, për akte e vepra penale. Unë natyrisht nuk jam i rënë nga qielli, po duan s’duan ata që s’duan, s’e kam bërë kurrë nën këtë qiell asnjë nga aktet a veprat në fjalë dhe prandaj as jam ndalue ndonjëherë, as kam ndërmend të ndalem deri në fund, përballë kujtdo e çfarëdo beteje në interes të këtij vendi”, shkruan Rama.

Pas sekuestrimit nga qeveria, kompania “Ideal Cosntruction shpk” vendosi t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe tre pallate të tjera. Ditën e sotme u sekuestrua pallati në rrugën 'Myslym Shyri' në Tiranë, pasi kishte ndërtuar 2700 metra katrorë shtesë pa leje, nga firma ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit.

Nga ana tjetër është sekuestruar edhe ndërtesa 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina e ndërtuar pa leje. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 metër katror. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. 

Kallëzimi i IKMT

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 01/10/2022 06:37

    Kryedallkauku le qe te zhdep me genjeshtra diten per diell por te ben edhe per budalla. Kaq i korruptuar eshte saqe mediokrritetin e shet per vyrtyt.

    Përgjigju
  • denoncuesi: 30/09/2022 22:26

    O Rama po ate drejtorin e ATK ke Ministria e Financave e pe ke Xhadat, kolltuk per veten kishte blere edhe ty ta kishte kaluar hajdut me cizme po normale se e mban Arlind Gjokuta, ja keta jan llumi qe ti ke ne krye! Shkoi e mori zyra me qera kuproje vet ti se pse e ka bo! Kan degradu institucionet, po do prova e fakte ke boll!

    Përgjigju
  • Dorina: 30/09/2022 21:45

    E c kuptim ka qe i konfiskojne? Ai pallati te Myslym Shyri, qe eshte bere komplet ne shkelje te lejes (dhe pse nuk duhej t'i ishte dhene leja fare si fillim) na ka zene komplet driten? E konfiskoi Qeveria dhe ku ta gjejme driten e diellit ne? Apo do te na e jape Kryeministri bonus??

    Përgjigju
  • Psps: 30/09/2022 20:50

    Zot, ku do ti gjejm gjithe keto sufllaqe!

    Përgjigju
    • Cimiterra: 01/10/2022 09:30

      Po ka fol Rama me Mc donalds dhe do hapi 1 ne ps vetem per patronazhistet.

  • toni: 30/09/2022 20:32

    po mir me ate plaken 80 vjece nga vlora qe e mori policia se ksihe ber nje kotec pa lej po kte qe po ben pallatin nuk e merrr a esh ligji barabart per te gjith

    Përgjigju
  • Adi: 30/09/2022 20:14

    Ka bere shume mir qe po i konfiskon

    Përgjigju
  • Eri: 30/09/2022 20:13

    Rama po ben gjen e duhur me konfiskimin

    Përgjigju
  • Joni: 30/09/2022 19:41

    Me vjen mire per kete hap qe morri qeveria pasi ishte e nevojshme tu jepej nje mesim te gjithe ata qe ndertojne pa karar

    Përgjigju
  • Geni: 30/09/2022 19:37

    Rama iua flas te verteten me fakte

    Përgjigju
    • Gema: 30/09/2022 20:51

      Pse Rama flet vetem per sekuestrim dhe jo per procedim penal per keta bisnesmene

  • Roni: 30/09/2022 19:36

    Ku eshte faji Rames ketu apo skeni cbeni dhe flisni kot

    Përgjigju
    • Sefer daja: 30/09/2022 21:11

      Ku ka faj Rama 0 Ron! Ai vetëm 9 vite osh kryeminister, dhe vetem 11 vite ishte kryetar bashkie! Plus qe si kryeminister nuk ka fare, po fare pushtet! Fajin dihet kush e ka: -Fajin e ka Saliu! Faj kemi dhe ne që duam shtet ligjor

    • genti: 30/09/2022 19:50

      faji i rames eshte qe duke qene se punesimet jane komplet partiake(njesoj si ne kohen e pd) keta njerez nuk kane bere punen e tyre dhe tani qe demi u be shteti thote do jua konfiskoj .....ku dreqin ishte shteti kur duhej ...

  • Miri: 30/09/2022 19:35

    Po merren masat e duhura per te gjithe ata qe ndertojne pa leje

    Përgjigju
  • Olsi: 30/09/2022 19:34

    Hallall gjithmone Rama ka folur me fakte

    Përgjigju
  • Anisa: 30/09/2022 19:33

    Jeni per tu vleresuar sepse gjithmone na tregoni cdo gje me fakte e dokumenta

    Përgjigju
  • Elsa: 30/09/2022 19:33

    Transparenca qe ka Rama eshte per tu vlersuar

    Përgjigju
  • Tini: 30/09/2022 19:33

    Ore ju skeni gje gabim

    Përgjigju
  • Zana: 30/09/2022 19:33

    Cdo gje na e tregoni me fakte dhe ne transparence te plote

    Përgjigju
    • Andi: 01/10/2022 07:32

      Po zama po futi nje karramele tani. Po pse nuk shpjegohet nese m2 qe jan jashte lejes se ndertimit dhe jane shitur ose kane nje kontrate porosie si do zgjidhet me bleresit ?!?!?!?! Apo duke qene vete bakusa i doni te gjithe te rrenuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale