Një shqiptar është vënë në pranga të policisë Italiane, pasi është kapur duke shpërndarë drogë, e cila ishte e destinuar për tregun e të rinjve dhe adoleshentëve në Parma. Vlera drogës kapte shifrën rreth 100 mijë euro.

47-vjeçari shqipar u ndalua nga policia për kontroll në zonën e Via Lago Verde, ku ju gjet në xhep kokainë dhe një thikë e vogël të cilën e përdorte për të prerë kokainën.  

Në makinën e tij, brenda ndarjes së motorit, efektivët gjetën tre pakot e para të drogës. Megjithatë, pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij, ku janë gjendur 11 kilogramë hashash. Droga, e shitur me pakicë për rreth 10 euro për gram, do të kishte sjellë të ardhura totale mbi 100 mijë euro. E gjitha e destinuar për konsumatorët e shumtë të rinj të Parmës.

47-vjeçari shqiptar u arrestua si i dyshuar për trafik droge dhe tani ndodhet në burgun via Burla.