Këngëtarja Selena Gomez rikthehet në Intagram për herë të parë pas problemeve me depresionin që ka pasur kohët e fundit. Gomez shfrytëzoi festën e Falënderimeve për të dhënë një mesazh të fortë për fansat e saj.
 
“Kam shumë për të qenë falenderuese këtë vit. Ky vit ka qenë më i vështiri por edhe më i dobishmi deri tani. Lufta e të mos të mjaftuarit vetvetja, përfundoi. Unë doja vetëm të reflektoja dashurinë që ju më keni dhënë për vite me radhë e të tregoj se sa e rëndësishme është të interesohem për ju. Nga mirësia te besimi. Dashamirësia gjithnjë triumfon. Ju dua të gjithëve. Perëndia ju bekoftë'', shkruan Selena. 

Selena Gomez

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com