/ATSH/.- Analisti serb Zhivojin Rakoçeviç dhe ish-nënkryetari i Parlamentit të Kosovës Petar Miletiç, deklaruan sot se është mirë që përfaqësuesit e serbëve kanë vendosur që të kthehen në institucionet kosovare dhe se atje duhet t'i shprehin qëndrimet dhe të insistojnë për formimin e Asociacionit të komunave serbe.
Rakoçeviç deklaroi për Tanjug-un se deputetët serbë po kthehen në Kuvendin e Kosovës me qëllim që të tentojnë të ndalojnë, nëse munden, disa, siç është shprehur, "procese të këqija" që janë drejtuar kundër serbëve në Kosovë.
"Duhet të shihet se a munden të arrijnë rezultate lidhur me Brezovicën, Trepçën, të ndalojnë atë që po planifikohet për Gazivodën", ka thënë Rakoçeviç.
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiç, tha për agjencinë beogradase se "është lajm i mirë dhe vendim i mirë" ajo që Lista Serbe kthehet në Kuvend, por bëhet pyetja se çfarë është esenca e mospjesëmarrjes disamujore në institucionet e Kosovës.
"Është mirë që janë kthyer në institucione, megjithëse rastin që të arrijnë rezultate për disa çështje e kanë lëshuar që në pjesën e parë të mandatit të tyre. Po theksoj se mekanizmi i bojkotit tashmë është shpenzuar dhe kurrfarë kërcënimi me bojkot apo dalje nga institucionet në të ardhmen nuk do të luajë rol, sepse paralajmërimet e tilla do të merren si joserioze", tha Miletiç.
Përfaqësuesit e Listës Serbe vendosën dje që pas mospjesëmarrjes në punën e institucioneve kosovare, të kthehen në Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës, meqë, siç njoftuan, pas bisedimeve me partnerët e koalicionit kanë fituar garanci se do të respektohen pikat më të rëndësishme të marrëveshjes./KosovaPress/
/Shqiptarja.com