Serbia ‘dhuratë’ Shqipërisë, De Biasi:
Kafshët dolën nga Kopshti Zoologjik
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është shprehur se rikthimi në fushën e Beogradit ishte i pamundur, pasi kafshët kishin dalë nga kafazi i Kopshtit Zoologji.
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është shprehur se rikthimi në fushën e Beogradit ishte i pamundur, pasi kafshët kishin dalë nga kafazi i Kopshtit Zoologji.
“Përfundova dëshminë, pres me besim për tre pikët. Dëshmova për atë që ndodhi në fushë dhe jashtë saj. Nëse në një Kopsht Zoologjik lëshojmë nga kafazi luanin duhet të ikim me vrap të shpëtojmë. Ashtu ndodhi dhe me ne.
Nuk ktheheshim dot në fushë se ishin hapur dyert e kafazit. Na goditën jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, që për mua është goditja më e rëndë. Unë kisha vetëm një synim, të ktheja djemtë e mi shëndoshë e mirë në shtëpi.
Mua dhe askujt nuk iu kërkua nga askush që ktheheshim në lojë. Nëse duhet të ktheheshim në fushë për të rrezikuar jetën, ndoshta do ta bënim po të duhej” tha De Biasi për Supersport.
Lorik CanaNdërsa kapiteni i ekipit kombëtar Lorik Cana është shprehur se “Ishin momente tmerri. Lojtarët ishin goditur në pjesë të ndryshme të trupit me sende të forta duke e bërë të pamundur rikthimin në fushë për zhvillimin e ndeshjes.
E vetmja gjë që mendonim në ato momente ishte që të shpëtonim kokën dhe të dilnim të gjallë nga stadiumi, pasi futbolli ishte gjeja e fundit që po mendonim.
Nga të gjitha anët e stadiumit dëgjoheshin thirrje rastiste nga tifozët e Serbisë, ndërsa nuk munguan as sendet e forta që u hodhën në fushë nga momenti që zbritëm të bënim nxemjen para ndeshjes dhe deri në fund, që gjithçka u rëndua. Pamjet e asaj që ndodhi në Beograd i panë të gjithë dhe janë të pakundërshtueshme” deklaroi ai.
Gafa serbeNdërkohë që burime nga delegacioni shqiptar në Lozanë shprehen se kapiteni i Serbisë Ivanovic ka ndryshuar dëshminë e tij në lidhje me sigurinë dhe gjyqtarin Aktinson duke favorizuar kështu Shqipërinë. Edhe Sekretari i Federatës Serbe ka mohuar se gjendej në tunelin e dhomave të zhveshjes.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luli lë nam, tallet me tropojanët, ja si u drejtohet
18 Prill 2021, 19:23
-
Lulzim Basha rekordmen gafash, Berisha bëhet xheloz dhe e sfidon
12 Prill 2021, 15:54
-
‘Me Edi Ramën, pa të cilin Shqipëria nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë’, kryeministri nxjerr videon e Bashës: Ka fol tamam
10 Mars 2021, 08:21
-
14 gafat epike të Lulzim Bashës, nga ‘perlat’ matematikore 6 në 4 biznese me humbje, lëmshi me datat historike, ‘ta bëjmë ditën natë’ tek çmimi i dritave me ‘litra’
6 Mars 2021, 21:32
-
Gafa e radhës e Bashës në matematikë: 8 vite të humbura në këto 4 vjet! Braçe: 30 vite të humbura
8 Dhjetor 2020, 15:52
-
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 07:41
-
Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde
20 Nëntor 2020, 07:47
-
PD gafë me takimin e Bashës! Kreu i PD lëviz buzët, por zëri është i një gruaje! Fuga: Normal se s'i zihet besë Lulit
12 Nëntor 2020, 16:27
-
Basha s'i ndahet gafave, ngatërron datën e zgjedhjeve: 25 qershori data e çlirimit plagëve
2 Nëntor 2020, 22:04
-
Balla thirrje kreut të PD: Je i paaftë, vendi në betejë prej 8 muajsh me panikun që përhapin politikanët e së keqes Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi
31 Tetor 2020, 16:43
-
'Gafa' e Kryemadhit për 'Sami Frashërin', Veliaj i 'përvishet': Mona GËNJEU paturpësisht, duke e çuar shkollën në Paskuqan! Do mbetet barcaletë e shëmtuar
27 Tetor 2020, 19:28
-
'11 X 2 = 24', Rama ironizon Pampurin: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule (VIDEO)
26 Tetor 2020, 14:48