Vuante edhe nga diabeti, vdes 65-vjeçari nga Tirana me COVID! Sot 52 raste, vijon të rritet numri i të shtruarve, infektohet efektivi i RENEA-s

TIRANE-Pas disa ditësh i shtruar në spital në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante edhe nga diabeti dhe policitemia (sëmundje e gjakut). Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. 

Ndërkohë që në 24 orët e fundit ka pasur sërish rritje të rasteve me koronavirus në vendin tonë. Ndryshe nga një ditë më parë, kur u shënuan 33 raste, në 24 orët e fundit numri i të infektuarve ka shkuar në 52. Ministria e Shëndetësisë tha se pavarësisht shërimeve, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive.

Të infektuarit e 24 orëve të fundit janë kryesisht raste të reja në proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Ndërkohë në Fier, një prej të infektuarve është një efektiv i RENEA-s, i cili kishte shkuar në Libofshë për të takuar prindërit. 

"Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë", tha ministria e Shëndetësisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. "Nisur nga rastet pozitive ditore kryesisht në ndërmarrjet me shumë punëtorë dhe kontakte në vendet e punës, i bëjmë thirrje edhe një herë bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë, distancimin fizik, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve, mbajtjen e maskave kudo ku ofrohet shërbimi për qytetarët", deklaroi ministria.

Sipas ministrisë, me rihapjen e transportit publik mbajtja e maskës do të duhet të jetë e domosdoshme nga të gjitha, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik. Gjithashtu duhet të bëjnë dezinfektimin e mjeteve të transportit. "Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve", thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Apeli i ministrisë për qytetarët
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Mos u grumbulloni me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Qytetarët e prekur nga Covid19 pa shenja klinike ose me simptoma të lehta, të kontaktojnë online me mjekun e familjes për keshilla përgjatë kohës së karantinimit. Nëse shenjat rëndohen, telefononi 127.

COVID-19 – Statistika (23 Qershor 2020)

Testime totale                         24020

Raste pozitive                          2047

Raste të shëruara                      1195

Raste Aktive                             807

Humbje jete                              45 (Qarku Tiranë 25, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     374

Durrës     152

Shkodër     124

Vlorë     63

Fier         37

Lezhë     20

Korçë     17

Elbasan     10

Kukës     7

Gjirokastër 2

Berat     1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
Kishte sëmundje shoqëruese, vdes pacienti 65-vjeçar me COVID, 46 viktima në total

Pas disa ditësh i shtruar në spital në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante edhe nga diabeti dhe policitemia (sëmundje e gjakut). Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.  

Ora 12:45
Fieri dy raste me COVID, njëri efektiv i RENEA-s, kishte shkuar në Libofshë për të takuar prindërit

Në Fier sot u raportuan dy raste me koronavirus, ku njëri prej tyre është një efektiv i RENEA-s. 28- vjeçari kishte shkuar nga Tirana në Libofshë për të takuar prindërit, por mësohet se ai ishte i infektuar që në Tiranë . Pas marrjes së tamponit në Fier ai rezultoi pozitiv me koronavirus ndërkohë, nuk dihet për prindërit e tij.

Ora 11:56
Të infektuar në QSUT dhe emigrantë të kthyer nga Anglia, 6 raste me COVID në Kurbin e Lezhë

Pesë raste me covid-19 janë regjistruar Kurbin në 24 orët e fundit. Ata janë një familje emigrantësh të kthyer nga Anglia dhe një çift të moshuarish. Njëri nga të moshuarit kishte qenë i shtruar në spital në QSUT në Tiranë nga ku mendohet se janë infektuar. Ndërkohë që në Lezhë është regjistruar një rast, që bëhet fjalë për një person kontakti të të infektuarve të mëparshëm.

Ora 11:46
Dy të infektuar në Elbasan, njëri erdhi nga jashtë shtetit

Sot janë regjistruar 2 raste te reja me covid19 në Elbasan. Rasti i parë lidhet me një grua e cila banon në lagjen "Kongresi Elbasanit", ndërsa i infektuari i dytë është një burrë i ardhur nga jashtë shtetit. Dy rastet nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.

Ora 11:44
Vatra në fasoneri, 9 të infektuar me COVID sot në Vlorë

Fasoneria e mbyllur në Vlorë

Në Vlorë sot janë regjistruar 9 raste të reja me covid-19, 5 në fasonerinë që u mbyll dje dhe 4 të tjerë nga gjurmimi i të infektuarve më parë.

Ora 11:44
Rasti i parë me COVID në Delvinë

Sot është shënuar një person pozitiv me COVID në Delvinë. Ky është rasti i parë me COVID në këtë qytet, ndërsa nuk dihet ku është infektuar, vijon hetimi epidemiologjik. Nga ana e strukturave të shëndetit publik po kryhen verifikimet për gjurmimin e kontakteve dhe marrjen e analizave të rrethit të tij familjar dhe shoqëror.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik