Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion 

Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion 

Sezoni turistik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.

Sipas informacioneve nga Report Tv, deri tani kanë arrdhur 3 tragete, 2 të linjës Bari -Durrës dhe 1 i linjës Ankona -Durrës, të cilët sollën 3090 pasagjerë dhe 910 automjete.

Fluksi pritet të vijojë edhe në mbrëmje, ku priten të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga porti i Barit që pritet të sjellin rreth 2500 udhëtarë e 650 automjete.

Edhe gjatë ditës së djeshme, në portin e Durrësit ka pasur fluks të pasagjerve, ku kanë zbarkuan 4364 udhëtarë dhe 1566 automjete.

Në shërbim të këtij fluksi funksionojnë 28 sportele, ndërsa tragetet vazhdojnë me lundrim të dyfishtë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore