Sezoni turistik, Prefekti i Tiranës në Report Tv: Janë marrë të gjitha masat! Zjarret? Ka një ulje dy vitet e fundit

Zjarret dhe sezoni turistik janë temat më të rëndësishme duke qenë se jemi dhe në sezon veror dhe Qarku i Tiranës ka shumë për të ofruar.

Për të folur për menaxhimin e situatës së zjarreve dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik Prefekti i Tiranës Afrim Qendro ishte në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj ku u shpreh se ka një ulje të rënies së zjarreve dy vitet e fundit dhe se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për çdo rast.

“Kemi ulje të zjarreve në dy vitet e fundit por asnjëherë nuk duhet vënë baras me zjarrin por duhet të përgatitemi.  Kemi bërë takime me policinë e shtetit, kryetarët e njësive bashkiake, duhet një koordinim i të gjithë institucione se duhet që zjarri të lajmërohet shpejt e të bëhet ndërhyrja”, tha ai.

I pyetur në lidhje më kapacitet që ka qendra e zjarrfikëses së Tiranës për rastet e rënies së zjarreve Qendro u shpreh se Tirana ka 7 stacione dhe 16 zjarrfikëse me staf të mirë trajnuar dhe me pajisjet e duhura. Ndërsa në total Qarku i Tiranës ka 26 zjarrfikëse të shpërndara sipas njësive.

“Kemi 7 stacione zjarrfikëse të vendosura në Tiranë, me staf të mire pajisur me mjete dhe 16 zjarrfikëse që janë në gjendje të mirë pune. Ne kemi sot në Qarkun e Tiranës 26 zjarrfikëse që janë të ndara sipas njësive. Vjet kemi pasur vetëm një rast fatkeq që ishte rasti tek casa italia që humbi jetën një qytetar”, tha Qendro

Ai u shpreh se zjarret në të shumtën e rasteve shkaktohen nga dora e njeriut dhe se duhen ashpërsuar dënimet në lidhje me këtë fakt.

“Përgjithësisht zjarret vijnë nga dora e njeriut, një janë piromanët, zjarret që vihen pa qëllim nga barinjtë përshembull dhe e treta janë zjarrëvëniet e qëllimshme që nuk ka pasur pak vitet e kaluara. Kemi ngritur grupet vullnetare pasi ka një ligji që detyron administratën që në rast se ka zjarre ata kthehen në vullnetarë dhe kanë nisur trajnimet. Ligji nuk është shumë i fortë për piromanët”, tha Prefekti i Tiranës.

Në lidhje me sezonin turistik Qendro u shpreh i kënaqur me masat dhe punën e bërë deri tani pasi ka nisur pastrimi i plazheve, madje për herë të parë në Golem do jetë një hapësirë  që do jetë për njerëzit e pamundur. I vetmi problem sipas tij është dezinfektimi kundër mushkonja por që po punohet për këtë.

“Jemi në një aksion kombëtar pastrimi, kemi një buxhet të shtuar të detyruar nga qeveria që bashkitë i japin pastrimit. Janë marrë masa shumë të forta, ka shumë aksione për pastrimin e plazhit. Kemi bërë dy aksione në Kavajë dhe Rrogozhinë, sot për herë të parë në Golem që do jetë për njerëzit e pamundur Situata në plazhe përsa i përket pastërtisë është shumë më mirë se viti i shkuar. Këtë vit nuk ka nisur dezinfektimi, është në përgjegjësi të ministrisë së bujqësisë, besoj se do bëhet se nuk mund të ketë një plazh me turizëm të mirë nëse nuk e realizojmë dhe këtë."I kemi kushtuar shumë rëndësi, roja i plazhit duhet të jetë. Ai që ka kontratën me ministrinë përkatëse për të shfrytëzuar plazhin ai duhet të vendosë dhe rojën”, tha Qendro.

E.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë