“Sfidë Presidentit”, Comey i FBI-së si i yni Zef Brozi

“Sfidë Presidentit”, Comey i FBI-së si i yni Zef Brozi

Foto nga filmi "Sfide Presidentit"

Filmi amerikan “Sfidë Presidentit”, bazuar në librin e ish-kreut të FBI-së James Comey, është një Déjà vu për ne shqiptarët. Déjà vu në ngjarje, por jo në zhvillimin dhe sidomos, në riparimin e dëmeve të mëdha institucionale në Shqipëri.

Filmi është një analizë e hollë, e thellë e ngjarjeve në muajt e parë të presidencës Trump, deri në shkarkimin me 20 janar 2017 prej presidentit të sapozgjedhur fillimisht të kreut të FBI, James Comey dhe shpejt pas tij, shkarkimin e ish-prokurores së përgjithshme dhe Ministres ad interim, Sally Yates.

Filmi duhet parë, nuk duhet ta tregoj. Dëshiroj të rikujtoj se si dhe sa ndryshe reagojnë dy shoqëri (e jona dhe ajo amerikane) përballë individësh, edhe kur Presidentë, në përpjekjet e tyre për nënshtrimin e institucioneve, e si rrjedhojë në përshtatjen e institucioneve dhe të Shtetit, në një kostum rrobaqepësi personal.

Dua të risjell fjalët e Sally Yates drejtuar asistentit të tij, ndërsa përgatiste kutitë me objektet personale pas pushimit nga puna: “Kur të jesh i trishtuar kështu si unë, të sygjeroj të bësh një gjë: dil jashtë dhe shih gjithë godinat e institucioneve që na rrethojnë. Ato janë e do të jenë akoma për qindra vite të tëra. Ne jo. Njerëzit ikin e vijnë!”

Kreu i FBI-së James Comey e dinte se po shkonte drejt shkarkimit të tij, (përplasja me Presidentin Trump ishte e pashmangshme) por shqetësimin më të madh e kishte të mbronte FBI, këtë institucion që kishte besimin e amerikanëve dhe dëmtimi i imazhit të këtij institucioni do të ishte humbja më e madhe për SHBA. Por në Shtetet e Bashkuara, kur hapet një plagë e tillë e gjithë shoqëria mobilizohet për ta treguar dhe shëruar: Media, institucionet, arti, shoqëria bëhet bashkë për të treguar, denoncuar, luftuar dhe shëruar.

Sa vite u bënë nga sulmi i parë, i egër institucional i Presidentit të atëhershëm Sali Berisha ndaj ish kreut të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi? Plot 26 vite. Sa mbështetje gjeti Brozi në shoqëri, media, opinion, elitë, art? I vetmi shpëtim për të ishte arratia. Kush e mbështeste apo i jepte zë, etiketohej menjëherë si “i shitur”, “i korruptuar”, “mafioz” i socialistëve. Sa libra apo filma u bënë për të?

Pasi shoqëria shqiptare e la të kalonte e paprekur, e pandëshkuar, e paanalizuar, e pa hetuar kjo ngjarje e parë dhe e rëndë, atëherë dimë se cili ishte fati i të gjitha institucioneve më pas: Kryeprokurorë, Gjykatës, Drejtorë Bankash, Universitete: Institucionet shqiptare filluan të përdoreshin si kostume të një individi e të pak njerëzve rreth tij. Kush i rrinte përshtat një grupi drejtuesish, qëndronte, kush guxonte të ngrinte zë për të mbrojtur Kushtetutën dhe institucionin, flakej e denigrohej në më të egrat gijotina publike të përgatitura në një shtet ndonjëherë, në rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe demokracisë.

Amerikanët na kanë mësuar një gjë: Institucionet janë të shenjta! Nuk preken! Dhe kush i prek, digjet e flaket si një mikrob në një trup të shëndetshëm. Ne që “shesim mend” se admirojmë SHBA dhe kulturën e saj demokratike duhet të tregojmë me fakte se Institucionet, ndërtimi dhe respektimi i tyre, duhet të bëhen bibla jonë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja