Shëndetësia, 41.23 mld lekë
në 2015-ën 6 % më shumë
Ministri Beqaj u shpreh se 41.23 miliardë lekë është parashikuar të jetë buxheti për shëndetësinë, ku një pjesë e konsiderueshme e tij do të përdoret për fondin e barnave të rimbursueshme me rreth 567 mln lekë shtesë se një vit më parë, për modernizimin e sistemin parësor si dhe zbatimin e programit për kontrollet bazë, nga mosha 40 deri në 65 vjeç.
TIRANE- Plot 2.3 miliardë lekë më shumë do të përfitojë sistemi shëndetësor nga shteti, përgjatë 2015. Ministri Ilir Beqaj përpara Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë u shpreh se 41.23 miliardë lekë është parashikuar të jetë buxheti për shëndetësinë, ku një pjesë e konsiderueshme e tij do të përdoret për fondin e barnave të rimbursueshme me rreth 567 milionë lekë shtesë se një vit më parë, për modernizimin e sistemin parësor si dhe zbatimin e programit për kontrollet bazë, nga mosha 40 deri në 65 vjeç.
"Fondi i barnave të rimbursueshme ka një rritje prej 567 milionë lekë në krahasim me vitin 2014. Gjetjet e zbatimit të projektit pilot të recetës elektronike në rrethin e Durrësit të realizuara këtë vit janë një bazë e shëndetshme për të filluar zbatimin në të gjithë vendin në vitin 2015-2016. Programi i kujdesit parësor do të financohet me 19.9 miliardë lekë me një shtesë nominale 971 mln lekë. Sistemi spitalor do të fuqizohet me kapacitetet diagnostikuese.
Eksperienca pozitive e vitit 2014 me furnizimin e vijueshëm me barna, materiale mjekësore do të konsolidohet dhe zgjerohet", tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë. Kreu i Shëndetësisë u shpreh se për vitin 2015 janë parashikuar të shpenzohen fonde edhe për ngritjen e urgjencës kombëtare, për shtimin e shërbimeve në spitalet e rretheve, si dhe pajisjen me aparatura të sallave kirurgjikale. Kreu i shëndetësisë theksoi se investime të rëndësishme do të bëhen në disa spitale si Durrësi dhe Shkodra. Vitin tjetër 80 milionë lekë do të shkojnë për procesin e dezinfektimit, i nisur përgjatë këtij viti.
Buxheti për shëndetësinë Rreth do të jetë buxheti i shëndetësisë për këtë vit, ose sa sa 2.8 për qind e produktit të brendshëm bruto
Shëndetësia do të ketë në dispozicion gjatë vitit 2015 rreth 2.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Buxheti i shëndetësisë për vitin 2015 është parashikuar të rritet me 6% më shumë se në vitin 2014.
Për vitin 2015 është parashikuar rritje e fondit për barnat e rimbursueshme me gati 570 milionë lekë.
Programi i kujdesit parësor do të financohet me 19.9 miliardë lekë me një shtesë nominale 971 mln lekë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4375
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29