Shërbimi Social Shtetëror, i vetmi
autoritet për dhënien e statusit të jetimit
Shërbimi Social Shtetëror sqaroi sot, opininon publik se ai është autoriteti i vetëm për dhënien e statusit të jetimit.
TIRANE - Shërbimi Social Shtetëror sqaroi sot, opininon publik se ai është autoriteti i vetëm për dhënien e statusit të jetimit.
Shërbimi Social Shtetëror nënvizon se “çdo lloj dokumenti i lëshuar nga çfarëdolloj organizate e që pretendon dhënien e statusit të jetimit për individë është i paligjshëm dhe i pavlefshëm”.
Shërbimi Social nënvizon se për marrjen e statusit të jetimit, aplikimi bëhet nga vetë individët e interesuar ndërsa dokumentacioni përgatitet pranë njësisë së qeverisjes vendore dhe vjen zyrtarisht nga njësia vendore ose Drejtoria Rajonale e SHSSH në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social.
Më tej është sqaruar se statusi i jetimit jepet nga Komisioni pranë Shërbimit Social Shtetëror i ngritur mbi bazë të VKM nr.233, datë 10.4.1998 “Për zbatimin e ligjit Për statusin e jetimit”. Kjo e fundit kërkon vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur dhe jep vendime për dhënien ose jo të statusit individit aplikues.
Pas kësaj, mbi bazën e vendimit të Komisionit të Shërbimit Social Shtetëror, pajisen personat që marrin statusin e jetimit me një dokument zyrtar (me logon dhe vulën e Shërbimit Social Shtetëror). Ky është i vetmi dokument që provon se individi është përfitues i statusit të jetimit”, nënvizon Shërbimi Social Shtetëror.
Mbi bazën e këtij dokumenti zyrtar, personat me status jetimi përfitojnë lehtësirat që u njeh ligji për shkak të statusit që kanë. /ATSH/
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
50%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7666
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44