Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se nderi më i madh që opozita i bën kryeministrit Edi Rama është të vënë përballë tij dy figura politike si Berisha dhe Meta. Ai tha se duke krahasuar veten me Berishën dhe Metën, Rama e ndjen veten të ri në politikë edhe pse që prej vitit 1998 ka mbajtur postin e ministrit.
“Nderi më i madh që opozita i bën Ramës është ti lërë Metën dhe Berishën përballë. Sepse krahasohet dhe i duket vetja çun i ri. Ndërkohë që ka ardhur në pushtet në vitin 1998. Praktikisht ky është e shkuara. Nderi më i madh që i bëjnë atij është t’i vënë përballë Metën dhe Berishën”
Duke komentuar takimet e Ramës me qytetarët, Shabani i konsideroi tallje me qytetarët kërcimet që kryesocialisti bën në mbyllje të fjalimeve. Ndërsa shtoi se ky i fundit duhet të japë llogari për atë çfarë ka bërë gjatë kohës që ka patur pushtetin absolut qendror dhe lokal.
"A ka respekt ky për votuesit socialistë? Si mundet me atë karagjozllëk tu thotë se e mori dhe e mbajti në pushtet Metën? Ai pra duhet të kërkojë ndjesë nëse e ka lënë të mbyllë këtë të Gërdecit. Ky nuk është ariu cirkut. Duhet të shkojë te japë llogari atje për pushtetin që e ka pasur të jashtëzakonshëm siç askush nuk e ka pasur më parë. Është në krye të institucioneve të ndërtuara brez pas brezi. Del aty si ariu i cirkut. Nëse dikush na dëgjon, u them nëse iu ka mbetur një fije dinjitet, mos e votoni më këtë person, sepse historia shkruhet nga indiferentët”-tha Shabani.
Lajmi kryesor:
Fushata për 14 majin/ Ndoka: Rama është në panik, fitojmë mbi 30 bashki! Shehi: Luftën e kemi kundër PS! Shabani: Sillen si bajraktarë, jo si funksionarë
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model
20 Nëntor, 07:24
-
'Forcat e reja i bëjnë fresk Ramës', Endri Shabani replikon me Berishën: Je pjesë e tavës, ke marrë leje ndërtimi nga Rama
16 Nëntor, 17:39
-
Buxheti 2025, Shehi ironi te ‘5 Pyetjet’: PS prioritet rrugët, te pensionet s'bëhen tender! Gjokutaj: Informaliteti 'sëmundja' më e madhe! Çoçoli: Viti më i mirë ekonomik në 3 dekada
11 Nëntor, 21:34
-
Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!
4 Nëntor, 22:51
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Atentati i Shkodrës/ LZHK: Krimi nuk ka frikë nga shteti, qeveria palë me të! Të ngrihet Xhandarmëria Kombëtare
1 Nëntor, 11:27
-
Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)
29 Tetor, 09:49
-
Meta dhe Berisha nën hetim nga drejtësia, Shehi në Report Tv: Do bashkohemi në një grupim pa ata! SPAK po punon! Ja pse nuk jam për mosbindje civile
28 Tetor, 14:36
-
'Floriri i vjedhur t’i kthehet shqiptarëve', Nisma Thurje kërkon shfuqizimin e 5 ligjeve, Shabani: Kuvendi t'i anulojë
24 Tetor, 15:38
-
Ilir Meta tek Burgu 313, Shabani: Paqe do kemi kur të na kthehet pasuria e grabitur! Rada: Bashkë me Kryemadhin vijojnë e tallen
23 Tetor, 18:52
-
Endri Shabani detyron Agim Neshon t’i kërkojë ndjesë në debat televiziv pas një ofendimi
22 Tetor, 21:39
-
‘PS të mos provokojë’, Dashamir Shehi: Gjysma e deputetëve të opozitës janë përjashtuar padrejtësisht nga Kuvendi
18 Tetor, 12:45