TIRANE- Anëtari i Komisionit të Ligjeve Adnor Shametaj ka deklaruar në studion e emisionit "5 pyetje nga Babaramo" se pas dy ditësh do të propozojë në këtë komision nismën për zhbllokimin e betimit të magjistratëve. Shameti tha se sipas propozimit të tij, betimi i magjsitratëve në rast refuzimi nga ana e presidentit do të bëhet me shkrim.
"Jo më vonë se pasnesër në Komisionin e Ligjeve shqyrtojmë nisëm tjetër ku iniciues jam unë bashkë me Hysenin dhe Lekën me dy ndërhyrje. E para është zgjidhja e ngërçit zhbllokues për betimin e magjistratëve para presidentit.
Zgjidhja është në disa plane. Prokurori i Përgjithshëm e bën betimin para parlamentit, por ne propozojmë që ta bëjë para trupës gjyqësore ose me akt të shkruar. Në kushtet e mungesës së vullnetit nga ana e presidentit të ketë elementë zhbllokues. Nëse presidenti nuk e ushtron të drejtën për të organizuar ceremoninë e betimit, ai mund ta bëjë me shkrim dhe kjo të konsiderohet si akti i betimit", deklaroi Shameti.
Përplasja institucionale me presidencës dhe mazhorancën në Kuvend lidhur me emërimin e Arta Vorpsit në "Kushtetuese", bëri që kjo e fundit të shohë nevojën për të marrë masa të tjera ligjore apo mekanizma zhbllokues për situata të ngjashme si ajo me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të saj.
Shameti përmendi edhe nismën e dytë që do të prezantohet në Komisionin e Ligjeve pas dy ditësh, të quajtur si Anti-KÇK-ja e dytë.
"E dyta ka të bëjë me miratimin e strukturës së ILD-së. E reja që ne kemi kërkuar ka të bëjë me atë që për një periudhë tranzitore 6-mujore derisa të formohet struktura e ILD-së ta ketë KLP dhe KLGJ përmes magjistratëve të caktuar nga ana e tyre. Si dhe pezullimin e një magjistrati brenda 3 ditësh kur kapet me probleme. E reja është masa e pezullimit të menjëhershëm të magjistratit", tha Shameti
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kraja raporton te 'Ligjet': Mbi 1000 persona në përgjim për 2020, pjesa më e madhe për korrupsion! Mungesa e prokurorëve pengesë për punën e SPAK (VIDEO)
4 Qershor 2021, 10:12
-
Kuvendi ‘dush të ftohtë’ KLGJ dhe KLP-së: Po mbrojnë ‘shokët’ e Enkelejda Hoxhës në drejtësi
30 Mars 2021, 17:59
-
LISTA E PLOTË E PS për 25 prillin/ Rama i 8-i në Durrës dhe Vlorë! Ikin Bushati, Lleshaj e Margariti! Fatmir Xhafaj dhe Mimi Kodheli në vende jo të sigurta
8 Mars 2021, 13:45
-
Surpriza në PS, Shameti s'do kandidojë për deputet në zgjedhje, zëvendësohet nga Nasip Naço! Drejtuesit e qarqeve në fund të listës së sigurtë
8 Mars 2021, 09:44
-
Ekskluzive/ Tërhiqet amendimi i ligjit anti-mafia: SPAK: Të mos preket ligji
26 Shkurt 2021, 12:37
-
Propozohet ndryshimi i ligjit anti-mafia, nuk do sekuestrohen pasuritë e krimit dhe korrupsionit që janë lënë si garanci në bankë
15 Shkurt 2021, 17:17
-
Rama kërkon 75 mandate/ Shameti më optimist: Mund të marrim dhe 80, ecuri pozitive në veri! 'LSI për skrap'? Metaforë politike dhe jo një marrëveshje
4 Shkurt 2021, 17:47
-
'Kemi foto dhe video', deputeti Shameti: LSI ka organizuar protestat e dhunshme
17 Dhjetor 2020, 22:57
-
Shameti: Ligji për presidentin gati! Nuk i heq asnjë kompetencë, por zgjidh ngërçet artificiale
6 Nëntor 2020, 10:44
-
Kodi zgjedhor, Haxhinasto: Nuk është rritur pesha e votës, vodhët zgjedhjet e 2017 nuk ju beson njeri! Shameti: Vota shkon tek i zoti (VIDEO)
30 Tetor 2020, 22:19
-
Shtyhet votimi i Kodit Zgjedhor, Shameti: PS nuk e ndryshon draftin, 30 korriku nuk e prek 5 qershorin
28 Shtator 2020, 21:50
-
Lista/ 103 deputetët që përfituan secili nga 760 USD dieta në korrik për udhëtime brenda vendit (VIDEO)
15 Shtator 2020, 16:12
Qeveria legjitime e Kosoves me Kryeminister zt Albin Kurti zgjedhur me 66 voto pro nga Kuvendi i Kosoves,dote sjelli ndryshime thelbesore ne politikberjen e shtetit te Kosoves, ne mardhenje me fqijet ballkanik,ne mes Shqiperise,.Maqedonise,Malit te Zi ,pse jo dhe serbine .Ne keto kushte e rrethana politike, pa dyshim qe kosova dote afrohet me shume me trugun etnike te saj.Shqiperia kaqen dhe mbetet dere e hapur per popullin e kosoves ,dhe te gjithe shqiptareve qe jetojbe ne ballkanin perendimor. Qeverise se re te shtetit kosoves me Kryeminister zt Albin Kurtit ,i uroje suksese dhe kembe te mbare per integrimin e Kosoves ne bashkesine Europjane,ne parteritet te plot me Shqiperine dhe shteteve te tjera ballkanike drejte Bashkimit Europjane.Duke rujtur si te pacenuar dhe te shejte partneritetin me aleatin tone strategjik SH.B.A.
PërgjigjuBravo Noro. Jo thjesht arkitekt ne hije i reformes se dhjeresise e listave te vetingut, jo thjesht mbrojtes e krimineleve e drogmeneve, apo bleres i votave e banditeve jug e veri , por tani edhe sfidues i shokut Meta, prej Skrapidari.
Përgjigju