Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në 23 shtete të tjera këtë javë, në një kohë që sondazhet kanë treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë deklaruar se nuk duan të imunizohen.
Lajmi është dhënë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki më 23 korrik dhe ajo ka deklaruar se deri në fund të javës, gati 80 milionë doza vaksine do të dërgohen nga SHBA-ja në vendet tjera.
Shtetet e Bashkuara “janë duke dhënë donacion më shumë vaksina sesa secili vend tjetër”, sipas Psakit.
Megjithatë, ende ekziston hapësirë e konsiderueshme në sasinë e vaksinave që kanë vendet e pasura kundrejt atyre që janë të varfra.
Në sondazhin me personat e pavaksinuar në SHBA të realizuar nga Associated Press dhe Qendra kërkimorë NORC, 35 për qind e të rriturve, të pavaksinuar deri tani, kanë thënë se me siguri nuk do ta bëjnë një gjë të tillë dhe 45 për qind kanë thënë se janë të bindur që nuk do të imunizohen.
Shumica prej tyre kanë thënë se dyshojnë se vaksina funksionon kundër variantit Delta, pavarësisht të dhënave se vaksinat janë tejet efektive kundër tij.
Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është pandemi në mesin e të pavaksinuarve.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.4%
-
Korrupsion
81.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mediat amerikane: Marrëveshja për armëpushim në Gazë nuk ka gjasa të arrihet para përfundimit të mandatit të Presidentit Biden
20 Shtator, 07:43
-
Anketimi, votuesit e shohin Kamala Harrisin në mënyrë më të favorshme
19 Shtator, 20:12
-
SHBA/ FBI: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit
19 Shtator, 15:54
-
SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë
18 Shtator, 20:06
-
Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, presidentja Osmani takon ambasadorin e SHBA Hovenier
18 Shtator, 19:29
-
Deklarata e Shefave të Mbrojtjes së Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut: Qëllim kryesor, integrimi i të gjitha vendeve aspirante të Evropës Juglindore në NATO
18 Shtator, 17:48
-
Blinken në Egjipt për bisedime mbi armëpushimin në Rripin e Gazës
18 Shtator, 16:04
-
Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA - Karta e Adriatikut, Begaj: Investimet në fushën e sigurisë thelbësore për sigurinë në rajon
18 Shtator, 13:16
-
Takimi i gjeneralit amerikan me Ramën, ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO
18 Shtator, 11:09
-
FOTO/ Superhëna shfaqet për të dytën herë brenda vitit, spektakël në qiell dhe pamje mahnitëse
18 Shtator, 09:32
-
Skënder Minxhozi: Vetingu pasuror pas dosjeve të SPAK: Shpata e vërtetë e Damokleut
17 Shtator, 17:03
-
Pikëpyetje të reja mbi dhunën politike në SHBA
17 Shtator, 15:29