UASHINGTON, 27 mars /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkuan sot qeverisë iraniane të marrë vendimet e nevojshme për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare për programin bërthamor.
"Gjatë një bisede telefonike, në prag të përfundimit të afateve, Obama dhe Merkel këmbëngulën në domosdoshmërinë që Teherani duhet të marrë vendimet e nevojshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me programin bërthamor të kundërshtuar", theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë./ /ec/








