Romney dëgjohet të thotë se janë 47% e votuesve që janë me të, që janë të varur nga qeveria, që besojnë se janë viktima, që besojnë se qeveria ka përgjegjësinë të kujdeset për ta. "47 % e amerikanëve që mbështesin Presidentin Obama nuk paguajnë taksat mbi të ardhurat dhe nuk do të votonin kurrë për mua. Nuk do ti bind dot kurrë ata të marrin përgjegjësitë personale e të kujdesen për jetët e tyre", thotë Romney. Në një konferencë shtypi në orët e vona të së hënës Romney doli para medias duke nuk hedhur poshtë përmbajtjen e videos por tha se ajo nuk është cituar siç duhet. "Nuk është cituar drejt. Më lejoni ta sqaroj. Jam i sigurtë se mund të jem shumë më i qartë dhe efektiv. Janë gjëra që unë i kam thënë edhe publikisht në takimet e mia", u shpreh Romney gjatë komunikimit me median në Kalifornias. Ndërkaq, stafi i kandidatit demokrat Barack Obama është përpjekur të përfitojë nga situata.
"Është shokuese që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas dyerve të mbyllura deklaron para një grupi donatorësh të pasur se gjysma e amerikanëve e shohin veten si viktima", tha një prej drejtuesve të fushatës së Obamës.
(dm/sg.shqiptarja.com)