SHBA, Russiagate,'dorëzohet' para
senatit ish-këshilltari i Sigurisë Flynn

Makthi i Russiagate, ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale, vijon të ushtrojë presion mbi Shtëpinë e Bardhë.

Mediat raportojnë se ish-këshilltari i Sigurisë, tashmë i shkarkuar Michael Flynn është detyruar të bëj një hap mbrapa  dhe ka pranuar t’i dorëzojë komisionit të inteligjencës së Senatit të gjitha dokumentet të cilat kanë të bëjnë me skandalin lidhur me raportet me Moskën. 

Ish-gjenerali refuzonte prej kohësh që ta bënte këtë, por tashmë ka pranuar që të dorëzojë dokumentet që kanë lidhje me dy prej bizneseve të tij, si dhe dokumente të tjera personale.

Mediet shkruajnë se Komiteti i Senatit po përgatiste një urdhër ligjor për ta detyruar ish-këshilltarin e Trump që të paraqiste dokumentet e kërkuara.

Pak kohë më parë vetë Flynn kërkoi imunitet në këmbim të dëshmisë së tij.

Trump e shkarkoi gjeneralin Flynn nga detyra e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në shkurt, vetëm pak ditë  ditë pasi ishte emëruar, kur u mor vesh se nuk kishte dhënë informacione të sakta për kontaktet e tij me zyrtarë ruse sidomos me ambasdorin rus në SHBA.

Tashmë hetimet do të përfshijnë edhe një tjetër emër të Shtëpisë së Bardhë, bëhet fjalë për një person të lidhur me medait Boris Epshteyn, me origjinë ruse që ka qënë pjesë e zyrës së komunikimit  të Shtëpisë së Bardhë deri në fund të marsit kur u dorëhoq.

Russiagate nuk e lë aspak të qetë manjatin i cili pas dorëheqjes së kreut të komunikimit , i ka dhënë rëndësi faktit se të gjitha komunikimet për këtë cështje do të jenë shumë të kujdesshme.

Kujtojme se tashmë vendin e tij e ka zënë zëdhënësi Sean Spicer  i njohur për gafat e tij në deklarata të ndryshme.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave