SHBA: Zgjedhja e Nishanit jo
transparente, shqetësim 2013

SHBA: Zgjedhja e Nishanit jo<br />transparente, shqetësim 2013
TIRANE- Pas OSBE-së janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shprehin shqetësimin dhe skepticizëm për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2013, duke parë se zgjedhja e presidentit ishte e njëanshme dhe nuk kishin transparencën e duhur.  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ian Kelly, i akredituar pranë misionit të OSBE-së në Vjenë deklaroi dje në Këshillin e Përheshëm të OSBE-së se në Shqipëri “zgjedhja e presidentit ishte e njëanshme dhe nuk patën transparencën e duhur.

“Fatkeqësisht, zgjedhjet presidenciale të përfunduara në qershor shënuan njëanshmëri të hidhur dhe nuk patën transparencën e duhur, por megjithatë ato ishin shembull paqësor i një praktike themelore demokratike të zgjedhjes së presidentit. … Jemi të shqetësuar se mos njëanshmëria që mbizotëroi gjatë gjithë procesit të zgjedhjes së presidentit mund të vazhdojë, apo edhe të shtohet, teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.”- nënvizoi Kelly dje në Vjenë, ku ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth dorëzoi raportin vjetor për Shqipërinë.

KREU E KQZ-se ZGJIDHENI TE PAANSHEM

“Afirmimi i mekanizmave të demokracisë kërkon akoma shumë punë përtej zgjedhjes së një presidenti të ri.”- shton më tej ambasadori amerikan i akredituar pranë OSBE-së duke vënë theksin tek emërimi I një kryetari të KQZ-së që të jetë i paanshëm dhe transparent

“Duke shprehu vlerësimet për miratimin e reformës zgjedhore paralajmërojmë se miratimi nuk do të jetë shumë domethënës nëse politikat e reja nuk zbatohen me mirëbesim. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme të sigurohet që zgjedhja e një kryetari të ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet me proces konsultimi, sa më të paanshëm e transparent që të jetë e mundur.”

Ambasadori në të njëjtën linjë me OSBE parashikon dhe ai një garë të egër dhe të tejzgjatur për zgjedhjet e 2013 dhe i bën apel partive politike të bëjnë një fushatë konstruktive.
“Ndërkohë që çdo fushatë zgjedhore pa dyshim kryhet energjikisht dhe me luftë të fortë, të gjitha partitë politike duhet të përpiqen të bëjnë fushata konstruktive dhe të bazuara në çështje që Shqipëria duhet të vazhdojë t’i zgjidhë, çështje kritike për vazhdimin e rrugës së integrimit euroatlantik të vendit.”- deklaroi më tej ai.

DYFISHONI PERPJEKJET PER REFORMAT

“Tani është koha që ata të dyfishojnë përpjekjet dhe të realizojnë në maksimum potencialin e vendit të tyre. “- mbyll fjalën e tij në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ina Kelly.

Ambasadori inkurajon punën e Avokatit të Popullit për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe e mbyll fjalën e tij duke bërë apel për të dyfishuar përpjekjet për realizimin e reformave.

FJALA E PLOTE E IAN KELLY
Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE
Reagim ndaj Raportit të Kreut të Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorit Eugen Uollfarth
Sipas versionit të shpërndarë nga Ambasadori Ian Kelly në Këshillin e Përhershëm, Vienë 20 Shtator, 2012

Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE Reagim ndaj Raportit të Kreut të Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorit Eugen Uollfarth Sipas versionit të shpërndarë nga Ambasadori Ian Kelly në Këshillin e Përhershëm, Vienë 20 Shtator, 2012

Shtetet e Bashkuara bashkohen për t’i uruar mirëseardhjen Ambasadorit Uollfarth në Këshillin e Përhershëm, dhe ju falënderojmë për raportin e zgjeruar. Misioni juaj dhe ambasada jonë në Tiranë kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe i vlerësojmë përpjekjet tuaja.

Shqipëria ka parë shumë suksese në vitet e fundit dhe raportimi për këtë vit nuk përbënte përjashtim. Fatkeqësisht, zgjedhjet presidenciale të përfunduara në qershor shënuan njëanshmëri të hidhur dhe nuk patën transparencën e duhur, por megjithatë ato ishin shembull paqësor i një praktike themelore demokratike të zgjedhjes së presidentit.

Afirmimi i mekanizmave të demokracisë kërkon akoma shumë punë përtej zgjedhjes së një presidenti të ri. Për këtë qëllim, shprehim përgëzimet tona për miratimin e reformave të kodit zgjedhor, dhe në veçanti për ekspertët dhe bashkëdrejtuesit nga dy partitë kryesore të cilët punuan fort në këto përpjekje. Megjithatë, paralajmërojmë se miratimi nuk do të jetë shumë domethënës nëse politikat e reja nuk zbatohen me mirëbesim. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme të sigurohet që zgjedhja e një kryetari të ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet me proces konsultimi, sa më të paanshëm e transparent që të jetë e mundur.

Jemi të shqetësuar se mos njëanshmëria që mbizotëroi gjatë gjithë procesit të zgjedhjes së presidentit mund të vazhdojë, apo edhe të shtohet, teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që çdo fushatë zgjedhore pa dyshim kryhet energjikisht dhe me luftë të fortë, të gjitha partitë politike duhet të përpiqen të bëjnë fushata konstruktive dhe të bazuara në çështje që Shqipëria duhet të vazhdojë t’i zgjidhë, çështje kritike për vazhdimin e rrugës së integrimit euroatlantik të vendit. Lufta politike që u bë vitin e kaluar për fat të keq zbehu pikëpamjen e botës për Shqipërisë dhe shërbeu të lihej në hije përparimi i madh që ka bërë vendi në 20 vitet e kaluara. Drejtuesit politikë të Shqipërisë duhet të kenë në mendje interesat më të mira të vendit gjatë fushatës zgjedhore që po troket, në mënyrë që të sigurojnë që përparimi i reformave të mos lihet mënjanë për 12 muajt e ardhshëm.

Na inkurajoi emërimi i Avokatit të Popullit për të vazhduar punën për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar. Ai deri tani ka bërë punë që vlen të përgëzohet dhe i nxisim autoritetet shqiptare t’iu kushtojnë vëmendje deklaratave e rekomandimeve të tij.

Përgëzojmë Praninë e OSBE-së në Shqipëri teksa vazhdon të ofrojë mbështetje të rëndësishme për përparimin që po bën Shqipëria. Populli shqiptar ka meritë të madhe për përparimin që ka parë vendi në vitet e kaluara. Tani është koha që ata të dyfishojnë përpjekjet dhe të realizojnë në maksimum potencialin e vendit të tyre.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh