/ATSH-Gjergji Mima/ - Ambasada amerikane në Tiranë ka mundësuar vizitën në Shqipëri të shefit amerikan të kuzhinës, Chris Williams, bashkëpronar dhe kryekuzhinier i restorantit Lucille's of Houston, në Texas.
Chris është diplomuar në Le Cordon Blue në Austin, Texas dhe sjell stilin e tij të veçantë në kuzhinën e restorantit të tij në Shtetet e Bashkuara si dhe për audiencat në mbarë botën.
Sipas ambasadës amerikane, vizita e tij është gjithashtu një mundësi për të prezantuar audiencën ndërkombëtare me recetat e stërgjyshës së tij nga mamaja - Lucille Bishop Smith, shefe kuzhine, mësuese dhe grua biznesi - emrin e së cilës mban edhe restoranti i tij.
Sot, Chris vizitoi restorantin Marina në qytetin bregdetar të Durrësit, në nder të Ditës Botërore të Oqeaneve, si dhe u takua me shefat e mirënjohur Sokol Prenga dhe Ilir Fama, historianin e kulinarisë Armond Kikino dhe studentët e shkollës së kulinarisë së Shkodrës, ku ata provuan prodhimet e shijshme të detit që ofron Shqipëria.
Duke iu referuar Ditës Botërore të Oqeaneve, Chris dhe shefat e tjerë nënvizuan rëndësinë jetike që ujrat e pastër dhe të shëndetshëm kanë në cilësinë e vazhdueshme të prodhimeve të mira të detit. "Ujrat janë mushkëritë e planetit. Ne duhet ti respektojmë ato, ose ndryshe çdo gjë që rritet këtu do të iki."
/Shqiptarja.com