Mbi 3000 europianë janë bashkuar me grupin terrorist ISIS. Ky është alarmi i dhënë nga shefi i anti-terrorizmit në  BE në një intervistë për BBC-së. Gilles de Kerchove paralajmëroi gjithashtu se sulmet ajrore perëndimore do të rrisë rrezikun e sulmeve hakmarrëse në Evropë.

Kerchove tha se shpallja e kalifatit në qershor ka luajtur një rol të rëndësishëm për të tërhequr mbështetje nga Evropa.  Ai paralajmëriu gjithashtu se grupe që konkurrojnë me IS, të tilla si al-Kaeda, mund të përpiqen të bëjnë sulme në Evropë për të ruajtur profilin e tyre.

Forcat e udhëhequra nga SHBA kanë nisur më shumë se 200 sulmet ajrore kundër militantëve të shtetit islamik në Irak dhe në Siri. Parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar ka votuar gjithashtu për sulme ajrore.  Sipas disa ekspertëve, nga shitja e naftës në tregun e zi, militantët e IS, fitojnë prej 1 deri në 3 milion dollarë brenda një dite.

 “Logjika thotë, se nëse qëllimi i tyre është të bëhen lider të xhihadit në tërë botën, nuk mund ta bësh një gjë të tillë pa e goditur Amerikën”, ka thënë drejtori i FBI të SHBA-së, James Comey.



Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)