Puna për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese ka nisur dhe në fillim të gushtit emrat e kandidatëve të parë pritet t’i drejtohen Kuvendit dhe Presidentit. Kreu i Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani deklaroi se ligji parashikon se procesi nuk do mund të bllokohet edhe nëse presidenti Meta nuk do shprehet me vendimmarrjen përkatëse.
Por, shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera kishte një mesazh indirekt për Presidentin Meta nga ceremonia e inaugurimit të pallatit të ri të drejtësië. Ajo tha se të gjithë aktorët duhet të marrin përgjegjësitë dhe të mos vonojnë procesin për konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve në këtë proces që të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre pa vonesa, sepse kemi pra konsolidimin e gjykatës Kushtetuese, inspektoratit të lartë të drejtësisë, si edhe këtë zinxhir të plotë kundër krimit dhe korrupsionit me përpjekjet për krijimin e SPAK-ut dhe kjo mbetet përparësi.
Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.
Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE" tha Genoveva Ruiz Calavera.
Përsa i përket zbatimit të reformës në drejtësi, shefja e ONM-së ka pasur edhe më herët përplasje në distancë me deklarata me presidentin Meta. Në muaj e fundit, kreu i shtetit shqiptar ka qenë mjaft i ashpër me zbatimin e reformës në drejtësi duke e cilësuar si 'Ramaformë' dhe sulmuar hapur ndërkombëtarët.
.
Lajmi kryesor:
Shtëpia e re e drejtësisë, SHBA: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë janë bllokuar se ishin të kapura nga korrupsioni (VIDEO+FOTO)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3733
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor, 17:08
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor, 07:22
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor, 19:43
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor, 22:10
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor, 20:30
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor, 19:03
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor, 16:14
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor, 20:53
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor, 14:29
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor, 14:55
-
VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK
4 Dhjetor, 13:49