Shehu: Kolaudimi i makinave dhe skandali i shtyrjes së kontratës për SGS-në

Shehu: Kolaudimi i makinave dhe skandali i shtyrjes së kontratës për SGS-në

Ndoshta nuk i rikthehesha koncesionit të shtyrë të SGS dhe për një vit tjetër. Atë ditë që doli njoftimi për mediat dhe tek-tuk u hodh si lajm online apo ndonjë titrim, kisha lënë të pija një kafe më një mikun tim.

Sapo u ul më tha: “Më kapi rrugës syri një njoftim për këtë shtyrjen e koncesionit të SGS dhe më erdhi hije skandali e pambështetur në asnjë bazë ligjore, por si gjithçka në këtë vend dhe kjo do të kalojë në heshtje, sepse media në përgjithësi nuk reagon, pasi ka frikë nga çdo gjë”.

E lashë duke e përshkruar më pas si një lajm dhe asgjë më shumë. Por nuk mu durua të shkoja më tej, kur dëgjoj një lajm tjetër në fundjavë që të hënën Task Forca do të zbresë në rrugë pasi më shumë se 10 mijë makina nuk kanë kaluar në procesin e kolaudimit.

Thashë filloi gjobëvënia dhe për çfarë, që një kompani të maksimizojë sa më shumë fitimin e saj, apo mënyra tjetër e të reaguarit nga qeveria, që njerëzit të mos ndihen dhe të mos kuptojnë asgjë.

E bëra këtë hyrje në mënyrë të tillë, pa shifra e kontrata me shpresën që njerëzit do të tërhiqen të lexojnë e të kuptojnë si negociohet në kurrizin tonë dhe pa asnjë bazë ligjore dhe ne heshtim e shkojmë në radhë për të paguar taksën e radhës.

Çfarë në të vërtetë ka ndodhur me kontratën koncesionare dhe çfarë parashikonte ajo kur u nënshkrua?

Ishte shkurti i vitit 2008 kur qeveria e asaj kohe caktoi Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit (sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë)  të fillonte dhe drejtonte procedurën e dhënies me koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë.

Kjo procedurë parashikonte dy faza, fazën e parakualifikimit dhe atë finale. Me 18 dhjetor 2008 SGS paraqiti ofertën e saj teknike dhe financiare pranë Komisionit të Procedurës Konkurruese në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Me datën 23 janar 2009, SGS u shpall fituese në këtë procedurë. Në përfundim të negociatave teknike, me datë 03 shtator të vitit 2009, zoti Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike dhe Transportit dhe zoti Jacques Vollenweider nga SGS, në prani edhe të mediave më të rëndësishme në Shqipëri, nënshkruan Kontratën për “Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë”.

Por tej të dhënave në këtë formë që mbeten zyrtare dhe formale, marrëveshja e nënshkruar aso kohe, parashikonte në një pikë të saj të veçantë dorëzimin e koncesionit me disa pika të qartë:

1. Në fund të periudhës së marrëveshjes Operatori duhet t’i kthejë QKT ekzistuese dhuratadhënësit.

2. Në fund të periudhës së marrëveshjes Operatori duhet t’i ktheje dhënësit të grantit QKT-në e sapondërtuar dhe makineritë dhe pajisjet e saj.

3. Operatori duhet t’i transferojë gjithashtu pajisjet elektronike dhe komjuterike, ndërtimin në progres, marrëveshje licencimi mbi programe kompjuterike, të drejta kontraktuale, regjistrimet në llogari etj…

Pra marrëveshja ishte deri diku e qartë, ka një fillim dhe një fund kontrate e cila duhej të ishte 3 shtatori i këtij viti. Kjo jo vetëm nuk ndodhi, por pa asnjë lajmërim shtyrje kontrate, negociatash apo shikim marrëveshje Ministria del në një njoftim të thatë dhe thotë që shtyhet kontrata dhe një vit. Mbi cilën bazë? Mbi ç’kriter? Çfarë është negociuar dhe me çfarë tagri është bërë negociata?

Asnjë nga këto nuk dihet, thjesht një ditë më pas mbarimit të kontratës së SGS në Shqipëri, njoftohemi për shtyrjen e saj, por si, pse dhe nga kush nuk dihet…. Dhe ne së paku dhe një vit duhet të vazhdojmë të paguajmë për një kompani që rri në vendin tonë se kështu duan ca palë dhe nuk pyesin për asgjë dhe askënd.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 11/09/2019 13:04

    Ke te drejte o pasha Po ktu eshte hiqa lekes e futja prenges

    Përgjigju
  • Mona: 11/09/2019 12:47

    Jazek te qofte o Ed. Te besuam dhe te votuam me shprese te madhe Asnje premtim s'ke mbajtur vec ke shtu korrupsionin e grabitjen. Qofsh mallkuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie