Shembja e Teatrit, Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë: Veprime të papajtueshme me vlerat tona evropiane
Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë dënon shkeljen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga qeveria, dhe i konsideron veprimet e saj të papajtueshme me vlerat europiane.
Redaksia 19 Maj 2020, 09:44 | Përditesimi: 19 Maj 2020, 10:14
Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR) ka shprehur shqetësimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në një deklarate, ECR thotë se dënon shkeljen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga qeveria, dhe i konsideron veprimet e saj të papajtueshme me vlerat europiane.
"Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë shpreh shqetësime në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe më konkretisht për aktin e paprecedentë të Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e trashëgimisë së madhe historike dhe kulturore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Pavarësisht kritikave të forta nga shoqëria civile, politikanët dhe komuniteti ekspert, duke protestuar kundër prishjes së planifikuar, Qeveria Rama shembi Teatrin Kombëtar në orën 04:30 të mëngjesit, nën praninë e rëndë të policisë që u përplas dhunshëm me protestuesit.
Partia ECR dënon këtë shkelje të hapur të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga Qeveria Rama, veprime të papajtueshme me vlerat tona evropiane, dhe mbështet anëtarin tonë, Partinë Republikane, në përpjekjet e tyre për integrimin e Shqipërisë në proceset demokratike evropiane dhe rivendosjen e rregullit të ligjit në vend", thuhet në deklaratë.
Nuk e di ne se ne vlerat evropiane hyjne dhe ndertimet me kashte/pupulit/ si ne Afrike?
Përgjigju
Marina: 19/05/2020 11:19
Po keta kush i ka blere?????qe kundershtojne prishjen e teatrit,,;jep doreheqjen edi rama ,,neser do jete shume vone...
Përgjigju
pordh me rigon: 19/05/2020 10:36
dolen keta ku--at e evropes ne mbeshtetje te pr?/?para viteve 90 nuk dinim dhe hsume gjera per evrop ku--- por tani qe i njohim nga para dhe nga mabs dim shume mire qellimet e tyre
Nuk e di ne se ne vlerat evropiane hyjne dhe ndertimet me kashte/pupulit/ si ne Afrike?
PërgjigjuPo keta kush i ka blere?????qe kundershtojne prishjen e teatrit,,;jep doreheqjen edi rama ,,neser do jete shume vone...
Përgjigjudolen keta ku--at e evropes ne mbeshtetje te pr?/?para viteve 90 nuk dinim dhe hsume gjera per evrop ku--- por tani qe i njohim nga para dhe nga mabs dim shume mire qellimet e tyre
Përgjigju