Edhe pse jemi në fillimin e muajit prill, rritja e shpejtë e temperaturave ka nisur të mbushë bregdetin e Shëngjinit.
 
Të shumtë kanë qenë vizitoret që i janë drejtuar kësaj zone turistike këtë fundjave, për të shijuar rrezet e diellit dhe ujin e detit.
 
Në Shëngjin nuk janë vetëm banorët e zonës që po e frekuentojnë këtë bregdet, por kosovarët vazhdojnë ta kenë si një orientim kryesor të fundjavës dhe të pushimeve verore.
 
"Pak herët, por koha është e mirë. Kemi ardhur prej Kosovës me vizituar Shëngjinin se na ka lënë përshtypje shumë të mira.
 
Tani është rehat për ne pensionistët. Unë e kam filluar herët, pasi në kulmin e sezonit këtu është e pamundur, tani është qetë.
 
Do të donim që plazhi të rregullohej më herët
" shprehen turistët. 

Duke parë kushtet e mira atmosferike Bashkia e Lezhës ka nisur t’u japë prioritet zonave turistike, duke mundësuar shërbime shumë më herët se hapja zyrtare e sezonit.
 


dy.b/shqiptarja.com