Shëngjin/ I thyhen xhamat e makinës ish-kandidates së PD-së për këshillin Bashkiak Shkodër, Alida Haxhisë

LEZHË-  Automjeti i ish-kandidates së PD-së për Këshillin Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia, është thyer gjatë natës në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se makina e saj ishte e parkuar poshtë pallatit, në të cilin banon Haxhia. Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer xhamat e pasmë, siç shihet nga pamjet që Report Tv sjell, ndërsa më pas janë larguar.

Në një prononcim për mediat, Haxhia tha se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e di kush e ka bërë. Ajo u shpreh se policia e Lezhës ka ardhur pas dy orësh në vendin e ngjarjes.

“Kam një biznes privat në qytetin e Shkodrës, gjithashtu operoj edhe në pjesën e politikës shkodrane. Mbrëmë rreth orës 10 të darkës, kam parkuar makinën time me targa të huaja deh sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona. Një dyshim timin personal e kam. Nuk e di ca ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë periudhës së natës dhe asnjë person s’më ka lajmëruar se ca ka ndodhur. Policia pas dy orëve ka ardhur në vendngjarje. S’kam asnjë konflikt. Kërkoj që Policia e shtetit të marrë masa. Problemi imi  vetëm është që gatishmëria e Policisë së Lezhës ishte katasrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit”, tha Haxhia.

Denoncimi në polici është bërë nga pronarja e mjetit, e cila ka njoftuar policinë direkt pasi ka parë mjetin e dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.  Alida Haxhia ka qenë kandidate për Këshillin Bashkiak të Shkodrës nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Ajo ka qenë e renditur në pozicionin 52. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 05/06/2023 14:14

    Po targat pse si ke bere? Apo vazhdon me stilin e 99

    Përgjigju
  • Vlore: 05/06/2023 09:24

    E paske pak pa letra makinen o jete????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vrasë të riun me thikë, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

Tentoi të vrasë të riun me thikë, arrestohet 34-vjeçari në Kukës