Për Cristiano Ronaldon ndeshja e parë e Ligës së Kombeve për këtë sezon kundër Kroacisë do mbetet e përjetësuar. 39-vjeçari shënoi golin e 900 në karrierë në fitoren 2-1 që ‘luzitanët’ morën në Dal Luz të Lisbonës. Një moment që u përjetua shumë nga CR7, i cili u shtri në gjunj për këtë shifër jubilare.
Megjithatë ka ende pikëpyetje nëse Ronaldo është golashënuesi më i mirë i historisë. Brazilianët Pele dhe Romario pretendojnë të jenë mbi 1 mijë gola, por të faktuar Pele ka 778 gola, ndërsa Romario 785. Rivali më i madh i Ronaldos, Lionel Messi, ka arritur kuotën e 867 golave në karrierë. CR7 ndërkohë më herët ka deklaruar se objektivi i tij është të arrij 1 mijë gola në 2 vitet e ardhshme. Ai beson se nëse nuk do jetë i dëmtuar kjo shifër është e arritshme.
Ronaldo nuk ka lënë pa thumbuar edhe ata të cilët mendojnë se Pele dhe Romario kanë shënuar më shumë se ai, duke ‘thënë se të gjithë golat e tij janë të dokumentuar me video’.