Shërimi i 90-vjeçares nga Hasi, Pipero: Gjyshe e nderuar, ja si ia doli me vullnet

Nife Pecaku 90-vjeçe fitoi betejën me koronavirusin, ndërsa Report Tv solli historinë e saj. Mjeku Pipero u shpreh në Repolitix se të moshuarën e ka pasur paciente në pavion. "E kam pasur të shtruar në pavion, kam pasur fatin ta njoh personalisht. Si një nga shumë pacientët e tjerë që janë të shëruar, cka do të thotë se ky virus edhe pse dëshmon apo ka treguar se kryesisht kompelikacionet më të mëdha i jep te moshat e vjetra, me pak vullnet dhe shumë përkushtim mund t'ia dalë.

Nënë Nifja ia ka dalë, gëzon shëndet, gëzon nipër e mbesa për të vijuar të jetojë si një gjyshe e nderuar dhe e shëruar. Nënë Nifja si cdo i moshuar kishte patologji shoqëruese, që do të thotë se jo të gjitha rastet janë fatalë, por falë vullnetit të saj apo përkushtimit tonë ia hodhi. Ajo pasuri e cila dëshmohet është mes nesh mes moshave të treta duhet respektuar, shërbyer dhe bërë maksimumi për t'i shpëtuar, por mbi të gjitha të respektojë sa më shumë këshillat e qeverisë".

1586894269_1586887820nife.jpg


Lajmi kryesor:

Mjeku Pëllumb Pipero në Repolitix: Pikun e epidemisë e kaluam, tani filluam uljen! Masat të lirohen gradualisht


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë