Sherri te Varrezat e Dëshmorëve, Hoxha: Provokim për të tërhequr vëmendjen nga Tahiri

Në studion e Report Tv, nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha në lidhje me sherrin te Varrezat e Dëshmorëve mes mbështetësve të PD dhe nostalgjikëve të Enver Hoxhës u shpreh se përplasja e orareve të PD me ithtarët e Enver Hoxhës ishte një provokim i pastër i Ramës për të tërhequr vëmendjen nga Saimir Tahiri. 

“Ithtarët e Enverit u futën në të njëjtën orë me homazhet që do të mbante PD. Ata që reaguan janë ish të përndjekur, që ju kanë vrarë prindërit, të afërmit, ju kanë marrë pronat, të cilat dhe sot nuk ju janë kthyer”, u shpreh nënkryetari i FRPD në Report Tv.

“Ithtarët e Enverit edhe pushkë të kishin pasur do të kishin qëlluar. Ai ishte një provokim i pastër nga Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga Saimir Tahiri. Ishte një përgjigje dinjitoze, pasi ata nuk lënduan askush por tentuan të hiqnin pankartat.

Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD 

Gjithashtu Hoxha u shpreh se simpatizantë të PD i kishin thënë se mes ithtarëve të Enverit ishte edhe babai i Taulant Ballës. 

Simpatizantë të PD më thanë që kanë parë mes nostalgjikëve të diktaturës edhe të atin e Taulant Ballës, por unë nuk e njoh. Nëse kjo është e vërtetë do të ishte diçka e tmerrshme", u shpreh Hoxha.

Ndërsa në lidhje me më mënyrën se si i ka parë Foumi Rinor i PD-së  zhvillimet e fundit politike, dua të them se Partia Demokratike e denoncoi rastin e Habiljave dhe largimi i Saimir Tahirit, është një lojë e Edi Ramës, një lojë që po bëhet në kurriz të shqiptarëve. Pra Rama është kryeakuzues. Po ashtu ai është në ditët më të këqija në sytë e ndërkombëtarëve.

Ne si PD do lobojmë për integrimin e Shqipërisë, unë shpresoj që Shqipëria të votohet, por dyshoj që me të gjitha këto ngjarje ta kalojë testin. Unë mendoj që të rinjtë janë më të informuar lidhur me të drejtat e detyrimet që ka Shqipëria nëse është pjesë e BE.

Në lidhje me debatin e statutit, propozimet ne sallë janë jashtë çdo norme, për  të kaluar në votim statuti ka pasur goxha  debate. Por unë nuk e shikoj si problematike debatin për statutin.  Nëse një nga anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike  do zgjidhej si kandidat për ndonjë njësi, do ishte një hap shumë pozitiv.

 

Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD 

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enver: 05/05/2018 23:45

    Nuk po na ndahen këta hoxhët ne!

    Përgjigju
  • uf gjoleka: 05/05/2018 20:17

    Ky lisandëri është stërnipi i klyshve të enver kriminelit se baballarët dhe gjyshërit e tyre kan qën kaptera e shërbëtor të enverit e kra stërniprit e këtyre kapterve të maskarait enver sot jan bër demokrat të flakët dhe ata që si kan pas stërgjyshërit e tyre kaptera po kan qen të presekutuar nga krimineli enver nënat e tyre i kan bër fëmijët me kapterat e enverit se burat i kishin nëpër burgjet e kriminelit enver . Prandaj kta stërnipat e kapterave të rrin urt.

    Përgjigju
    • Lilo: 05/05/2018 21:06

      Uf Gjoleka a e lexove intervistën? Zotëria e tha vete se vjen nga një familje të persekutuarish. Foli shumë qartë dhe pa eksese. Ti objekte vete këlysh i diktaturës ose sje në rregull nga trutë që flet kështu. Lexo nqs di të lexosh.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit