Të apasionuarit pas garave të driftit në sheshin 'Nënë Tereza'! 2 vëllezërit: Është adrenalinë e papërshkrueshme, duam të përfaqësojmë Shqipërinë në Europë

Për dy ditë, Sheshi Nënë Tereza u mbush me të apasionuar pas garave të driftit. Mes tyre janë dhe dy vëllezërit Klodian dhe Rakip Rusi, të cilët dëshirojmë me çdo kusht që këtë pasion t’ua trashëgojnë edhe fëmijëve të tyre.

Pasionin për makinat, dy vëllezërit Klodian dhe Rakip Rusi, e kanë trashëguar nga babai.

Sot, ata i gjejmë në sheshin Nënë Tereza duke garuar në kategorinë e Driftit, me një mjet të modifikuar nga vetë ata.

“Kemi ardhur në eventin e Driftit. Jemi me makinën tonë që e kemi modifikuar vetë. Është për këtë event. E kemi përdor edhe në Drag. Është event i rëndësishëm këtu sepse ka pak aktivitete. E kemi të trashëguar prej prindërit. Kemi gjatë në motosport. Gjithmonë i kemi ndjek, deri sa krijuam një makinë tonë. Që të vegjël. Meqë babin e kemi pasur shofer. Ai është shumë i lumtur. Kanë merakun. Kujdes këtu, kujdes aty, por kanë lumturi. Drift është si të ecësh makinën duke rrëshqitur me gomat e pasme. Do tentojmë të kapim një kohë të shpejtë. Kushtet nuk janë të favorshme”, thotë Rakipi.

Këtë pasion që tejkalon fitimet, ata dëshirojnë që t’ua trashëgojnë edhe fëmijëve të tyre, të cilët i marrin kudo me vete.

“Është një adrenalinë që nuk e përshkruan dot. Duhet të futesh në makinë për ta përshkruar. Duhet të merret e gjithë rinia. Me patjetër dua që ta çoj djalin drejt një kampioni Evrope. Të ja jap si kulturë”, thotë Klodiani.

Për të qenë një garues, vëllezërit Rusi thonë se duhet të jesh vetë mekanik, pasi problemet që makina pëson janë të shpeshta.

“Nëse nuk merresh vetë me riparimin e makinave, nuk kap sukses. Po nuk e njohe makinën, nuk arrihet duke thënë ma rregullo këtë, ma rregullo këtë. Është e kushtueshme, pasi mungojnë dhe sponsoret. Po ja dalim me forcat tona dhe sponsoret të kenë interes”, tregon Klodiani.

Ëndrra e tyre është që në të ardhmen të marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

“Shpresa më e madhe është që të përfaqësojmë Shqipërinë në një vend të Evropës”, tregon Klodiani.

Për organizatorët e këtij eventi, qëllimi është që këtë sport ta përhapin sa më shumë dhe fitimet të shkojnë për bamirësi.

 “Kjo është një garë për të dëfruar, për të shijuar makinat tona që ndërtojmë. Ideja është që të zhvillohen dhe të tjera. Nuk kemi një ambient për gara dhe marrim një ambient me qira. Marrim leje. Në garën që organizuam në dhjetor ka qenë qëllimi për bamirësi”

“Drift është të kontrollosh makinën me mënyrë të çkontrolluar. Makina është në rrëshqitje dhe ti duhet ta mbash në drejtim të duhur. Një gabim i vogël të rrezikon garë”

G.MO/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 27/06/2022 02:33

    pe duhet te ndotin qytetin mu ne zemer te tij keta trushpelare?! Lali i fiqve sikur nuk ehste me per mjedisin ...

    Përgjigju
  • Iris: 27/06/2022 00:13

    Duhen ndertuar pista speciale per makinat dhe motoret ku te apasionuarit te marrin pjese por dhe te ndiqen nga spektatoret dhe besoj qe keto lloj sportesh do te pelqehen me shume nga shqipot se sa futbolli,gjykuar nga entuziazmi i tyre per makinat,motoret dhe shpejtesine.Ky shesh nuk eshte i pershtatshem per gara shpejtesie,sepse nuk eshte ndertuar per ate pune.Rrezikon shoferet,shikuesit dhe demton dhe makinat per shkak te materialit me te cilin eshte konstruktuar.

    Përgjigju
  • Andis: 26/06/2022 23:14

    Lali Eri. Ke pare dhe bote me sy. Ne cilin vend europian organizohen evente te tilla ku siguria teknike per publikun eshte ZERO. Katunari hesapi dhe malokeri kudo nga Veriu ne Jug

    Përgjigju
  • Lui: 26/06/2022 22:39

    Cfare skandali sot te sheshi. Publike ishte jo me lart se 10 metra nga pista e sajuar ne shesh. Mjaftonte nje humbje kontrolli, dhe makina garuese merrte para mbi 30-40 vete nga publiku.. Pse jemi kaq te paafte ne shqiptaret jo per te bere gjera te medha, por thjeshte te vleresojme jeten tone. Si ka mundesi qe nuk dime te sillemi ne komunitet..?!

    Përgjigju
  • fatosi: 26/06/2022 19:59

    NUK ESHTE SHESHI NENE TEREZA PER TE BERE DRIFT MOR JEVGJIT R MUTIT,,, MOR JU SH....TE KINA NENEN.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë