Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama për lirimin nga akuzat të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi".
Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se vendimi i gjykatës për shfajësimin e organizatës kriminale erdhi pas presionit të kryeministrit Edi Rama.
"Vendimi i sotëm i gjykatës së Apelit, është thjesht një zbardhje e urdhërit të Edi Ramës. Nuk ka asnjë dyshim, që është ai pas kësaj goditje te rende ndaj ligjit dhe rendit.
Sic e denoncoi edhe ish ministri i tij i drejtesise, Edi Rama urdhëron gjyqtarë me telefon, i sulmon ata me ulërima, gjurmon në mënyrë ta paligjshme zyrtarët e drejtësisë. Pra ai dikton vendime", shkruan Basha.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë ndaj vendimit të shpalljes së pafajshëm së Organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama si aktor të çlirimit nga fajet të organizatës, dhe sipas tij, këtë e ka bërë për qëllime elektorale. Statusi i Berishes ne Facebook”
Postimi i plotë i Bashës:
Kur i ngelen edhe pak muaj në pushtet, Edi Rama ka arritur t’i sigurojë lirinë organizatës më kriminale në vend, Hakmarrjes për Drejtësi.
Vendimi i sotëm i gjykatës së Apelit, është thjesht një zbardhje e urdhërit të Edi Ramës. Nuk ka asnjë dyshim, që është ai pas kësaj goditje te rende ndaj ligjit dhe rendit.
Sic e denoncoi edhe ish ministri i tij i drejtesise, Edi Rama urdhëron gjyqtarë me telefon, i sulmon ata me ulërima, gjurmon në mënyrë ta paligjshme zyrtarët e drejtësisë. Pra ai dikton vendime.
Dhe sot, kur organizata që ka kryer dhjetra krime merr pafajësinë, ai hesht si guak. Dhe do të heshtë, me siguri ska për të thënë asnjë fjalë.
Heshtja e tij gjendet në trojet e Tiranës të bëra pallate kur ai ishte kryetar bashkie me këtë bandë, heshtja e tij fsheh synimin për të vazhduar bashkëjetesën me krimin, qëllimin e tij për të dhunuar zgjedhjet që po vijnë.
Pas lirimit të Lul Berishës në Durrës, mos kapjes së Klement Balilit në Sarandë, dërgimit në spitalin e burgut të Emiljano Shullazit në përgatitje për ta liruar nga burgu në Tiranë, lirimi i Hakmarrjes për Drejtësi ka konsoliduar një fron të pastër kriminal të kontrolluar dhe në shërbim të Edi Ramës. Sepse vetëm kështu mund ta mbajë pushtetin.
I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihemi kundër krimit. Ju bëj thirrje partnerëve të huaj të vlerësojnë seriozisht rrezikun e madh që ka jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tyre, sundimi i krimit dhe kapja totale e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri.
#NgrihemiBashkë kundër krimit dhe qeverisë së Edi Ramës më #18Shkurt.
Statusi i plotë i Berishës
Sot ne Banditistan! Kryebanditi Edvin Kristaq Rama shpall te pafajshem anetaret e organizates terroriste "Hakmarrja per Drejtesi"! Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, sot, ne perputhje me nje marreveshje elektorale te vitit 2013 me grupin terrorist "Hakmarrja per Drejtesi", shpalli te pafajshem drejtuesit kryesor te grupit, vellezerit Shyti, djeme te xhelatit te diktatures komuniste Harejdin Shyti i denuar per genocid dhe krime kunder njerezimit nga gjykatat shqiptare. Mbi kete grup vrasesish rendojne aktet terroriste dhe dhjetra krime me monstruoze, listen e te cilave e keni ketu me poshte.
Pas ketij akti kriminal pritet qe kryebanditi Edvin Kristaq Rama te liroje, ne perputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe banden e tij, per te plotesuar keshtu radhet e banditeve qe i mungojne atij! Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veper kriminale te Edvin Kristaq Rames, u bej thirrje shqiptareve te bashkohemi me shume se kurre, dhe me revolucionin tone demokratik qe nis me dt 18 shkurt te shpetojme vehten, femijet tane shoqerine dhe Shqiperine nga sundimi i kryebanditit dhe bandave te tij! sb", shkruan Berisha.
/Shqiptarja.com