Një rrjet prostitucioni që dirigjohej nga Kolumbia në Tiranë u shkatërrua me 11 urdhër-arreste me vendim gjykate, në mesin e të cilave një efektive policie e Komisariatit nr. 4, Anisa Brahaj.
Efektivja ndodhet në masë “arresti shtëpiak” dhe akuzohet të ishte tutorë e vajzave të cilave u siguronte edhe akomodim.
Ndërkohë 6 persona të tjerë u arrestuan mes të cilëve një taksist, Esmerald Sulollari, 39 vjeç, i cili merrte në Rinas vajzat kolumbiane që kryenin këtë shërbim në Tiranë. Sulollari, paratë që përfitoheshin nga 44 kolumbiane që ishin në Tiranë si prostituta që paguheshin 200 deri në 250 euro, i niste tek organizatorja e grupit në Kolumbi, Gabriela Martinez, 47 vjeçe, përmes pikave të transfertave të parave ose me Bitcoin. Ajo u shpall në kërkim bashkë me 2 të tjerë, një të huaj 22 vjeçe, dhe një shqiptar 30 vjeç.
Gabriela Martinez
Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar foton e 47- vjeçares nga Kolumbia, Gabriela Martinez, e cila drejtonte rrjetin e prostitucionit që u godit sot nga polcia në Tiranë.
Së bashku edhe me persona të tjerë në Shqipëri, njëra prej tyre punonjësja e policisë, 47-vjeçarja siguronte akomodimin e vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion.
Komente


Ska lek prostituzioni dhe droga lek ka ke karriket e parlamentit aty behet gjith pazari si te vrasin e si te vjedhin zot na ruj nga kto kriminel e nga kto pushtues
PërgjigjuHapni shpi publike te q.... aty te kontrollohen si è kan pashaporta BE se po na fusin nai smunje pa kontroll do dalin te gjith kurvat me pashaport BE
Përgjigju