TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter bën thirrje për herë të dytë për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës sociale, mënyrë kjo për të dihmuar infermierët dhe mjekët në luftën e tyre të përditshme.
‘Krenar që BE mund të ndihmojë mjekët dhe infermierët shqitparë në luftën e tyre të përditshme kundër virusit. Të gjithë kemi nevojë t’i ndihmojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancimin social. Lufta kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së bashku’, shkruan ambassador Luigi Soreca.
Të njëjtën thirrje për mbajtjen e maskës e ka bërë në datë 6 nëntor edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim