TIRANË- Duke marrë shkas nga situata e krijuar në vend prej pandemisë së COVID-19, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka apeluar të gjithë shqiptarët që të vendosin maskën.

Përmes një video-mesazhi Soreca thotë se gjithkush luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e koronavirusit.

"Ju luani një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së # COVID -19 . Vendos një maskë.  Duke qenë se jemi mirënjohës për sakrificën e bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët, duke qenë se kujdesemi për familjet dhe kolegët tanë, duke qenë se jemi në këtë luftë së bashku: maska ime për ty", thuhet në video-mesazhin e ambasadorit të BE-së.

Më herët një mesazh të tillë e ka bërë edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.  Kujtojmë se Qeveria shqiptare më 15 nëntor mori vendimin për mbajtjen e maskës me detyrim në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë. Ky vendim ka hasur në mirëkuptimin e shumicës së qytetarëve shqiptarë, por ka pasur shumë figura publike që e kanë refuzuar mbajtjen e saj në mënyrë demonstrative, mes tyre edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila është gjobitur dy herë