Shishe qelqi e plumba gome, përplasje mes protestuesve dhe policisë gjatë kohës që luhej ‘El Clasico’

Shishe qelqi e plumba gome, përplasje mes protestuesve dhe policisë gjatë kohës që luhej ‘El Clasico’

Rreth dy muaj më parë ‘El Clasicco’ u shty për shkak të frikës së trazirave, por edhe pse u vendos që të luhej të mërkurën në mbrëmje përplasjet mes atyre që kërkojnë pavarësinë e rajonit dhe policisë nuk kanë munguar.

Para ndeshjes platforma ‘Cunami Demoktratik’ mblodhi rreth 5 mijë protestues rrugës afër stadiumit. Fillimisht gjithçka ishte e qetë, ndërsa më pas, pak para fillimit të sfidës, nisi përplasja mes protestuesve dhe policisëë.

Shishe të shumta qelqi u hodhën drejt autoriteteve, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me plumba gome. Sipas Marca-s 46 persona mbetën të plagosur, ndërsa sipas ‘Sport’ 12 prej tyre kanë marë kujdes shëndetsor në spital. Fatmirësisht asnjë prej të lënduarve nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa në mesin e të plagosurve është edhe një fotoreporter. Për ngjarjet pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë.

Sa i përket ndeshjes përgjithësisht u zhvillua në një atmosferë pozitive, por në pjesën e dytë pati një ndërprerje të vogël, për shkak se tifozët hodhën topa në fushë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë